Propozimi i Co-PLAN mbi Organizimin e Shqipërisë në Rajone
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit mbi bazën e punës analitike të kryer në vite, së paku që prej vitit 2005, dhe mbi bazën e rolit të kësaj organizate në kuadër të projektit të Zhvillimit Rajonal për Shqipërinë e Veriut, ju fton të njiheni me propozimin: “Rajonalizimi i Shqipërisë: Reforma qeverisëse, administrative dhe territoriale që i duhet Shqipërisë në nivel rajonal”. Ky dokument reflekton propozimin e paraqitur nga Co-PLAN në 11 Mars 2014 dhe sjell të gjitha elementet analitike dhe argumentet e nevojshme në mbështetje të propozimit. Lexoni propozimin e plotë.