W2E – Mbetjet për Energjinë për Industrinë e Çimentos në Ballkanin Perëndimor

Projekti “Mbetjet për Energjinë për Industrinë e Çimentos në Ballkanin Perëndimor” ka si qëllim të vendos parakushtet për përdorimin e mbetjeve shtëpiake, industriale dhe gomave për prodhimin e çimentos në tre vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi në industrinë vendase të çimentos.

Partnerët zbatues janë Antea Cement Sh.a, Cementarnica USJE AD, Titan Cementara Kosjeric d.o.o., Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, AMU Unioni Shqiptar i Prodhuesve, REC Maqedonia e Veriut, RDA Zlatibor dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Ky projekti lejon modele solide biznesi që motivojnë palët e interesuara të angazhohen në mënyrë aktive në grumbullimin dhe ripërdorimin efikas të mbetjeve të përpunueshme, pasi mbetjet mund të trajtohen si një burim i vlefshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rezultatet e mëposhtme do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të projektit:

  • Vlerësimi i potencialit të prodhimit dhe përdorimit të RDF/SRF në industrinë e çimentos;
  • Përmirësimi i kushteve kornizë për bashkëpërpunimin e mbetjeve si lëndë djegëse alternative në nivel lokal dhe kombëtar duke krijuar një dialog të hapur dhe marrëdhënie besimi me palët e interesuara;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet e mbetjeve si lëndë djegëse alternative;
  • Analizimi i krijimit dhe shfrytëzimit të rrjetit grumbullues për rryma të ndryshme mbetjesh.

Ky projekt ka filluar zbatimi në qershor të vitit 2020 dhe do të zgjasë deri në dhjetor 2022.

 

Dokumente të prodhuara në kuadër të projektit.

STUDIM TREGU për cilësinë dhe sasinë e mbetjeve urbane të refuzuara të cilat mund të jenë subjekt për prodhimin e më tutje bashkë-përpunimin e tyre si Lëndës Djegëse Alternative në Republikën e Shqipërisë

Në kuadër të projektit “Nga Mbetje në Energji për Industrinë e Çimentos në Ballkanin Perëndimor” është përgatitur dokumenti i Studimit të Tregut për cilësinë dhe sasinë e mbetjeve urbane të refuzuara të cilat mund të jenë subjekt për prodhimin e më tutje bashkë-përpunimin e tyre si Lëndës Djegëse Alterntive në Republikën e Shqipërisë.

Për të aksesuar dokumentin e plotë, ndiqni këtë link.

LETËR POZICIONIMI në lidhje me përmirësimin i kornizës ligjore për bashkë-përpunimin e mbetjeve si Lëndë Djegëse Alternative në nivel lokal dhe kombëtar në Republikën e Shqipërisë

Në kuadër të projektit “Nga Mbejte në Energji për Industrinë e Çimentos në Ballkanin Perëndimor” është përgatitur një Letër Pozicionimi në lidhje me përmirësimin e kornizës ligjore për bashkë-përpunimin e mbetjeve si Lëndë Djegëse Alternative në nivel lokal dhe kombëtar në Republikën e Shqipërisë.

Për të aksesuar dokumentin e plotë, ndiqni këtë link.

W2E – Mbetjet për Energjinë për Industrinë e Çimentos në Ballkanin PerëndimorStudimi i Fizibilitetit për Prodhimin e Lëndëve Djegëse Alternative në Landfillin e Bushatit, Shqipëri.

Për here të parë në Shqipëri ky studim vlerëson dhe propozon zgjidhje teknike si dhe analizon kostot dhe përfitimet nga instalimi i teknologjive të përshtatshme për këtë qëllim.

Shikim paraprak i dokumentit këtu.

Për dokumentin e plotë ju lutemi kontaktoni: rodion_gjoka@co-plan.org dhe elvis_ndreka@co-plan.org duke sqaruar arsyen e përdorimit, adresën e marrësit dhe garantimin e autorësisë në rast referimi.

Analiza e përvojave në prodhimin dhe përdorimin e lëndëve djegëse alternative (RDF) në Evropën Juglindore dhe vendet e BE-së.

Dokumenti shërben si një platformë për shkëmbimin e njohurive në drejtim të ofrimit të përvojës rajonale për përdorimin e RDF/SRF dhe duke krahasuar përvojat në prodhimin dhe përdorimin e lëndëve djegëse alternative (LDA) ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore dhe anëtarëve të BE-së.

Për të aksesuar dokumentin e plotë, ndiqni këtë link.

Share this Post