TraSaCu – Kultura e Sigurisë Rrugore dhe Qasja ndaj sistemeve të sigurisë
Drejt Hulumtimit të Ndryshimeve Kulturore dhe Agjendës Inovative për Sigurinë Rrugore
Periudha e Zbatimit: Janar 2015 – Dhjetor 2017
Donator: Programi i BE Horizon2020, Granti Marie Sklodowska-Curie
Fondi: 24,400 EUR
Zbatuar në: Vienë (Austri), Athinë (Greqi), Tallinn (Estoni), Tiranë, Ankara (Turqi), Helsinki (Finlandë), Prishtinë (Kosovë), Hagë (Hollandë), Blacksburg (Virxhinia, SHBA), Bozeman (Montana, SHBA)
Zbatuar nga: KFV – Bordi i Sigurisë Rrugore Austri, Instituti i Sigurisë Rrugore “Panos Mylonas” (Greqi), Universiteti i Teknologjisë Tallinn (Estoni), Co-PLAN, METU – Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme (Turqi), Qendra për Kërkimin mbi Trafikun (Finlandë), Universiteti Polis, AMRKS – Asociacioni Kosovar i Motorizimit, SWOV – Instituti mbi Kërkimet për Sigurinë Rrugore (Hollandë), TCN – Telecommunications and Computer Networking (Shqipëri), TU Wien – Universiteti Teknik i Vienës, Instituti Politeknik, Universiteti Shtetëror i Virxhinias (SHBA), Universiteti Shtetëror i Montanës, Bozeman (SHBA).
TraSaCu është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian me qëllim zbulimin e sfondit kulturor dhe modeleve të sjelljes që ndikojnë në sigurinë rrugore dhe në probleme të përgjithshme të trafikut në qytetet e sotme moderne. Co-PLAN dhe Universiteti Polis, së bashku me 11 institucione të tjera akademike dhe jo-akademike nga 9 vende të botës, kanë marrë pjesë në këtë projekt nëpërmjet aplikimit të kërkimeve dhe shkëmbimit të stafit. Duke qënë se kultura e sigurisë është identifikuar si një nga faktorët kryesorë që ndikon në sigurinë rrugore, projekti TraSaCu synon:
- Krijimin e një platforme të njohurive publike dhe ndërtimin e një mjedisi institucional për kërkime, për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe shpërndarjen midis vendeve pjesëmarrëse, dhe të tjerëve;
- Kryerjen e analizave të thella metodike dhe të krahasueshme të treguesve të ndryshëm të kulturës së sigurisë së trafikut;
- Të kuptuarit e marrëdhënieve mes qëndrimeve dhe sjelljeve që ndikojnë në sigurinë e trafikut për të gjitha vendet pjesëmarrëse;
- Zhvillimin e një modeli të plotë të kulturës së sigurisë rrugore dhe formulimin e mekanizmave të ndryshimit kulturor
Klikoni këtu për t’u njohur më mirë me projektin, dhe këtu për t’u njohur me disa fakte interesante të gjeneruara në Tiranë, në kuadër të projektit.