Takimi i parë informues mbi Vlerësimin e Nevojave në kuadër të projektit Green-AL“Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”.
Dje, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit organizoi takimin e parë informues mbi Vlerësimin e Nevojave në kuadër të projektit Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”.
Përfaqësuesit nga organizatat mjedisore dhe aktivistët u njohën me instrumentet që do të përdoren për të kuptuar më tepër problematikat mjedisore që ndikojnë në jetën e komunitetit në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar.
Të dhënat e mbledhura do të shërbejnë për të ndërmarrë hapat konkret në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve teknike dhe procesit të inkubimit me mbështetje tematike nga ekspertë lokal dhe ndërkombëtar me qëllim adresimin e problemeve komunitare e mjedisore si dhe hartimin e skemave/thirrjeve të subgrantimit (grante iniciative, parteneriteti, rrjetëzimi, advokimi) bazuar në identifikimin e problematikave mjedisore.
Rikujtojmë të gjitha organizatat mjedisore dhe individët e interesuar që ushtrojnë aktivitetin në qarkun e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasan të plotësojnë pyetësorin brenda datës 30 Prill 2021.
Organizatat luten të përdorin këtë link:
https://forms.gle/qJ5jtSYpjoihbyMc9
Individët, aktivistët, akademikët, etj. luten të përdorin këtë link: