Njoftim për Kontratë Furnizimi: Pajisje Profesionale për Lavatriçe Enësh
Titulli i projektit: “Ekonomia Qarkulluese për Zhvillim të Qëndrueshëm Urban” / Sistemi i Huazimit dhe Kthimit të Paketimit të Ripërdorshëm
- Lloji i Kontratës: Kontratë Furnizimi
- Procedura e Prokurimit: Procedurë Konkurruese e Negociuar
- Autoriteti Kontraktor: Vytal Albania shpk
Objekti i kësaj kontrate është furnizimi, dorëzimi, shkarkimi, instalimi, testimi dhe shërbimi pas-shitjes i një (1) lavatriçeje profesionale për enë, e destinuar për pastrimin e paketimit të ripërdorshëm në kuadër të një projekti të financuar nga GIZ.
Afati për Dorëzimin e Ofertave:
Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, jo më vonë se: 02.05.2025, ora 16:00
në adresën e mëposhtme: email: co-plan@co-plan.org
Për më shumë informacion, referojuni dokumenteve të mëposhtëm.