Programi #shkëndija2025

A jeni një qytetar, grup infomal (grupim) apo organizatë me dëshirë për të përmirësuar jetën në komunitet? A keni një pasion të palëkundur për të nxitur ndryshimin në komunitetet ku jetoni? Atëherë programi #shkëndija është për ty!

Programi #shkëndija nuk është thjesht një program; është një kulturë aktivizmi dhe advokimi. Është një udhëtim njëvjeçar që ofron hapësira dhe mundësi për të zhvilluar nisma konkrete në komunitetin tuaj. Ne jemi në kërkim të aktivistëve që duan t’i çojnë përpara nismat e tyre dhe të arrijnë rezultate konkrete. Bëhuni pjesë e një udhëtimi njëvjeçar fuqizimi, rritjeje dhe ndikimi!

 Mund të aplikoni nëse:

  • Ju keni identifikuar një problematikë lidhur me komunitetin tuaj;
  • Ju jeni të vendosur të sillni një ndryshim pozitiv duke e adresuar këtë problematikë, nëpërmjet një Nisme të qartë;
  • Ju mund të artikuloni qartë ndryshimin pozitiv që synoni të arrini;
  • Jeni të gatshëm t’i përkushtoheni punëtorive dhe proçeseve mentoruese të parashikuara në program

Aplikimet hapen së shpejti!

#shkëndija #applications #aplikime #KomunitetiJonë #ACT #OurCommunity #ACTivism

Share this Post