Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) – Mbështetje Tematike për Manaxhimin e Mbetjeve
Periudha e zbatimit: 2012
Donatori: Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) nëpërmjet dldp
Zbatuar në: Qarku Shkodër, Lezhë
Zbatuar nga: Co-PLAN
Projekti është zbatuar gjatë periudhës 10 prill 2012 deri në dhjetor 2012, në gjashtë njësi të qeverisjes vendore në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, është kontraktuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation (HSI Albania), për të mbështetur njësitë vendore në qarkun Shkodër dhe të Lezhës në kuadërtë fazës së dytë të programit të dldp. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të ofrojë asistencë teknike për njësitë e qeverisjes vendore që kanë zhvilluar më parë një plan lokal për manaxhimin e mbetjeve, duke i orientuar dhe ndihmuar ato të reduktojnë kostot e shërbimeve të mbetjeve, të rrisin të ardhurat dhe të optimizojnë shërbimet, si dhe të shpërndajë praktikat dhe modelet më të mira në nivel rajonal dhe kombëtar.
Asistenca teknike është organizuar sipas katër shtyllave tematike që mundësojnë zbatimin e sukseshëm të planeve lokale të manaxhimit të mbetjeve, nëpërmjet:
(1). Organizimit të shërbimeve efektive të grumbullimit të mbetjeve;
(2). Përmirësimit të praktikave dhe njohurive të monitorimit, kontrollit, informimit dhe komunikimit;
(3). Manaxhimit më të mirë financiar në drejtim të analizimit dhe kontrollit të kostove të shërbimeve, rritjes së të ardhurave dhe sigurimit të financimeve të nevojshme për praktikat e manaxhimit të mbetjeve;
(4). Zhvillimin dhe përmirësimin e kontratave, proceseve të kontraktimit dhe prokurimit, si dhe të krijimit apo përmirësimit të rregullave lokale të manaxhimit të mbetjeve, si dhe përgjegjësitë e detyrimet e qytetarëve dhe bizneseve, autoriteve dhe operatorit të shërbimit.
Bazuar në kontekstin vendor, njohuritë dhe në asistencën e ofruara gjatë aktiviteteve të trajnimit dhe konsultimeve, ekspertët lokalë zhvilluan modelet e tyre të aplikueshme të cilat lidhen drejtpërdrejt me procesin e zbatimit të planeve dhe kanë potencial të madh për t’u zbatuar në njësitë respektive vendore.