Programi i Zhvillimit Rajonal RDP III
Periudha e zbatimit: 2017 – 2018
Donator: Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Agjencia Austriake për Zhvillim Agjenci
Implementuese: ECORYS Hollandë, në partneritet me Co-PLAN
Partnerë homologë të projektit: Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencitë e Zhvillimit Rajonal
Përfitues: Qeveria Shqiptare dhe qytetarët shqiptarë
Programi i Zhvillimit Rajonal III është një përpjekje e vazhdueshme e përbashkët për të mbështetur reformën e zhvillimit rajonal në Shqipëri, e bashkë-financuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatuar në partneritet me Qeverinë e Shqipërisë, Ministrinë e Zhvillimit Urban. Projekti është vazhdim i Projektit të Zhvillimit Rajonal në Shqipërinë e Veriut, i cili prezantoi dimensione të reja për diskutimin mbi Zhvillimin Rajonal (ZhR); duke siguruar një metodologji për përcaktimin e mekanizmave të koordinimit të ZhR Brenda strukturave ekzistuese qeverisëse, dhe një qasje për të lidhur strategjitë nën-rajonale me zbatimin e projekteve praktike, që mundëson formulimin e strategjive të zhvillimit me bazë rajoni.
RDP II ishte një fazë e ndërmjetme, e cila synonte të mbështeste Qeverinë Shqiptare për të përcaktuar politikat e ZhR dhe për të hartuar një program me kontribut Austriak e Zvicerian për reformën e ZhR. Asistenca teknike e financuar nga SDC, së bashku me GIZ dhe ADA u fokusua në zhvillimin e një dokumenti politikash, një draft-ligji mbi zhvillimin rajonal, një kornize të re financiare për zhvillimin rajonal, si dhe një analizë draft mbi rajonet (“profile rajonale”).
Ndërkaq, RDP III ka si qëllim kryesor të reduktojë pabarazitë në Shqipëri, duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të fuqishme, të cilat ndërtojnë mbi potencialet e tyre dhe sigurojnë kushte më të mira socio-ekonomike për qytetarët. Objektivat e projektit janë:
- Mbështetje për Qeverinë Qëndrore në përcaktimin, koordinimin dhe zbatimin e kornizës institucionale dhe ligjore për Zhvillimin Rajonal;
- Mbështetje për institucionet e reja të zhvillimit rajonal, për të përdorur në mënyrë efektive dhe strategjike fondet, nëpërmjet qasjes së partneritetit;
- Përmirësim i kushteve socio-ekonomike të qytetarëve shqiptarë nëpërmjet zbatimit të projekteve të Zhvillimit Rajonal, që reflektojnë nevojat e prioritetet rajonale.