Prezantimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues i qytetit Kukës
Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.
Evenimenti i organizuar nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Kukës, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri, USAID dhe Co-PLAN synon të paraqesë një pasqyrë të qartë të objektivave kryesore të këtij plani si për qytetarët e Kukësit ashtu dhe për aktorët kryesorë të këtij qyteti.
Ekspozimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues për qytetin e Kukësit do të jetë i hapur për rreth një muaj dhe do të mirëpresë komentet dhe sugjerimet e qytetarëve dhe gjithë të interesuarve të tjerë.