Mbi Efiçencën e Energjisë në Banesa – Takim kombëtar
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, ka kënaqësinë t’Ju ftojë në takimin kombëtar Përmirësimi i Efiçencës së Energjisë në Sektorin e Banesave në Shqipëri, ishte në qendër të takimit kombëtar të zhvilluar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Universiteti POLIS, në bashkëpunim me Ekolëvizjen, MilieuKontakt Albania dhe Qendra EDEN, në kuadër të projektit të financuar nga BE “Zhvillimi i Platformës (ENV.net) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: t’i japim qytetarëve një zë për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore për integrimin më të shpejtë në BE” dhe nëpërmjet Programit të Partneritetit për Organizatat e Shoqërisë Civile.
Bashkimi Europian, në paketën e tij për Klimën dhe Energjinë prezantoi një numër detyrimesh ligjore për të gjithë vendet anëtare, me qëllim sigurimin e plotësimit të kerkesave 20-20-20 deri në vitin 2020 ose: (1) Reduktimin me 20% të emëtimeve të gazeve serrë në BE krahasuar me emëtimet e vitit 1990; (2) Rritja me 20% e përdorimit te energjisë së prodhuar nga burimet e rinovueshme; (3) Përmiresimi me 20% e Efiçencës së Energjisë në BE.