PO SIKUR SHQIPËRIA

Në këtë periudhë parazgjedhore, mes shumë ofertash e premtimesh elektorale, ndajmë me ju disa artikuj e të dhëna interesante përmes Co-PLAN GAZETTE 8 që mund të kontribuojnë cilësisht në diskutimet me kandidatët.  Artikujt parashtrojnë disa nga sfidat e pritshme për 61 bashkitë e reja, dhe potencialet nëpërmjet rekomandimeve të nivelit teknik, institucional, dhe politik-bërës. Disa nga temat të cilat trajtohen në formën e skenarëve “Po Sikur..?!” janë: (1)  PO SIKUR Të gjithë t’i paguanim taksat?; (2) A do të planifikojmë për një popullsi në plakje?; (3) A është gati Shqipëria të përballet me ndryshimet klimatike??; (4) Si mund të manaxhohet toka, pyjet dhe burimet ujore në mënyrë më të qen- drueshme?; (5) Si do të mund t’i vijmë në ndihmë bujqësisë dhe të shmangim përmbytjet??; (6) Sa do të ndryshonte cilësia e jetesës për ne, nëse Ligji për Administrimin e Bashkëpronësisë do të zbatohej, dhe do t? krijohej një fond për zhvillimin e lagjeve?; etj.
Ju ftojmë të lexoni Co-PLAN GAZETTE 8 këtu.

 

 

 

Share this Post

Leave a Comment