Planifikimi [gjithë]përfshirës – Manual për Qytetarët dhe Autoritetet
Ky manual përpiqet të sjellë në shqip një përmbledhje udhëzimesh të praktikës ndërkombëtare për planifikimin gjithëpërfshirës, të cilat janë kuruar për t`iu përshtatur konteksit shqiptar. Ky kurim realizohet përmes eksperiencës së planifikuesve të Co-PLAN dhe Universitetit POLIS prej tashmë 20 vitesh në fushën e planifikimit gjithëpërfshirës dhe pasurohet me eksperiencat më të fundit në këtë drejtim në Shqipëri, të realizuara nga PLGP për Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Manuali është ndërtuar në frymën e realitetit në terren, por njëkohësisht i referohet vazhdimisht bazës ligjore dhe institucionale për planifikimin në Shqipëri. Manuali mund të përdoret nga vendimmarrësit në autoritetet vendore, nga specialistët e planifikimit të territorit në institucione, nga profesionistët, studentët e planifikimit dhe të arkitekturës, si edhe nga qytetarët, grupe të komunitetit dhe shoqëria civile në tërësi. Çdo grup mund të gjejë në manual informacion dhe udhëzime për zbatimin e detyrimeve të veta ligjore si dhe përtej ligjit, apo për realizimin e nevojave si qytetarë.
Ju mund të shkarkoni manualin e plotë këtu.