Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Gur i Zi
Dokumenti përmban një vlerësim të kujdesshëm të të gjithë elementeve aktuale të zhvillimit të Komunës Gur i Zi, duke u fokusuar në aspektin ekonomik të saj, në demografinë, në organizimin specifik territorial etj me qëllim që të identifikojë të gjitha ato elemente pozitive që mund të ndikojnë potencialisht në zhvillimin e ardhshëm të kësaj Njësie Vendore. Në vazhdim dokumenti propozon masa të nevojshme për rivlerësimin territorial të Komunës dhe më konkretisht në përmiresimin e raporteve midis zonave urbane dhe atyre rurale; propozime për zhvillimin e fermave buqësore, për zhvillimin e turizmit historik dhe liqenore etj. Gjithashtu propozohen masa për përmirësimin e shërbimeve, rrjetit të përgjithshëm të infrastrukturave fizike dhe sociale si dhe kapacitetet teknike institucionale të Komunës për adresimin e suksesshëm të zbatimit të ndërhyrjeve dhe propozimeve të Strategjisë.
Ju mund të shkarkoni materialin e plotë këtu.