Plani Strategjik i Zhvillimit të Komunës Dajç
Nëpërmjet analizës së detajuar të të gjithë aspekteve të zhvillimit aktual të Komunës Dajç si demografia, infrastrukturat, zhvillimi ekonomik dhe social është identifikuar një kontekst i mundshëm zhvillimi brenda një plani kohor prej 5-6 vjetësh duke përcaktuar ndërhyrjet e nevojshme në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në kontekstin e konsolidimit të fermave bujqësore, zhvillimin e agro—turizmit dhe turizmit natyror lumor, zhvillimin e serave dhe pemëve dekorative. Ndërkohë ndërhyrje janë propozuar në të gjithë gamën e shërbimeve dhe infrastrukturave të cilat janë nën përgjegjësinë direkte të administratës së Komunës. Të gjitha këto ndërhyrje janë bazuar në burimet ekzistuese financiare dhe njerëzore të Komunës, si dhe në perspektivën e zhvillimit të kapaciteteve të brendshme të saj.
Ju mund të shkarkoni materialin e plotë këtu.