Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Koplik

Dokumenti strategjik i propozuar përcakton kuadrin e plotë teknik dhe institucional që adreson rivitalizimin e potencialeve të zhvillimit të Bashkisë Koplik brenda një periudhe kohore afatshkurtër prej 6-7-8 vjetësh. Në këtë mënyrë dokumenti analizon paraprakisht të gjithë komponentet e zhvillimit të Bashkisë, duke përcaktuar elementët e rëndësishëm që japin ndikim dhe mund të fuqizohen në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm në të ardhmen. Në këtë mënyrë dokumenti identifikon ndërhyrje konkrete lidhur me zhvilllimin e ekonomisë lokale në Bashki, për rivitalizimin e biznesit vendas, turizmin liqenor, prodhimin e produkteve bujqësore tipike për zonën si duhani apo vreshtaria etj. Në të njëjtën kohë dokumenti përcakton masat e nevojshme institucionale dhe administrative për përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturave në këtë njësi vendore, si dhe strukturën e nevojshme të vlerësimit dhe monitorimit periodik të progresit.

Ju mund të shkarkoni materialin e plotë këtu.

 

Share this Post

Leave a Comment