#NAD2021

Vepro kudo je, dhe si mundesh! Bashkoju #NAD2021

Në morinë e problemeve dhe sfidave të përditshme, gjenden dhe hapësirat e mundësitë për të kërkuar dhe arritur ndryshime të prekshme. Mundësia për të provuar, dhe për të mos hequr dorë është një pushtet i prekshëm në duart e njerëzve të zakonshëm, të cilët kur guxojnë, mund të formëzojnë ndryshime të jashtëzakonshme. Ndaj këtë 22 tetor, pavarësisht ku ndodheni dhe çfarë nisme keni për zemër, bashkohuni me Ditën Kombëtare të Aktivizmit #NAD2021!

Bashkojuni #NAD2021 – si një organizatë e re, një grup entuziast, apo dhe një individ plot energji kudo në Shqipëri me çfarëdo aktivitet apo nismë ju mendoni që mund të sjellë një shembull të mirë aktivizmi dhe qytetarie!

#NAD është një ditë dedikuar njerëzve dhe nismave që guxojnë dhe përfshihen për të përmirësuar gjërat që shqetësojnë shoqërinë. Pavarësisht formës dhe gjeografisë, #NAD na sjell bashkë për të na kujtuar që ne mundemi të bëjmë ndryshim.

Shprehni interesin tuaj dhe konfirmoni pjesmarrjen duke plotësuar formularin më poshtë brenda datës 10 Tetor 2021.

https://bit.ly/2XK62w7

Për çdo pyetje, mund të na shkruani në adresat co-plan@co-plan.org dhe aida_ciro@co-plan.org.

Thirrja e plotë:  Thirrja_NAD2021.pdf

Share this Post