Miratimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit Kukës.
Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Paraqitja e planit përfshiu komponentët e listuar si më poshtë vijojnë:
• Analiza dhe vleresimi i gjendjes ekzistuese
• Vizioni i Qytetit
• Idetë udherrëfyese për transformimin e qytetit
• Metodologjia dhe hapat përkatës
• Raportet midis infrastrukturave dhe mjedisit
• Fazat e zbatimit të planit të shtrira në kohë
• Rekomandimet dhe konkluzionet mbi zbatimin e planit në vijim.
Deklarata e përbashkët e vizionit përbën një nga pikat më të rëndësishme të planit, e cila e ravijëzon qytetin si:
“Kukesi, qendër e rëndësishme urbane, promotor i zhvillimit ekonomik lokal dhe rajonal, ofron ambjent konkurues në raport me qendrat e tjera urbane për biznesin nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës, bashkëpunimit institucional me aktorë të tjerë e duke u mbështetur në potencialet dhe traditat e tij më të mira”
Kjo deklaratë ndimoi ne evidentimin e elementeve të vizionit, që e projekton qytetin e Kukësit si një qënder të rëndësishme rajonale, një zonë me potencial ekonomik, si edhe një qëndër urbane, ndërkohë që plani parashtron objektivat e mëposhtëm për t’u arrirë:
Objektivat e Planit të Përgjithshëm Rregullues
- Shfrytëzimi i avantazheve që vijne si rezultat i rajonit në të cilin ështe vendosur Kukësi si edhe rivitalizimi i elementeve qytetformues
- Integrimi i vendbanimeve të reja në periferi
- Identifikimi i hapësirave të reja të shtrirjes së qytetit
- Identifikimi i hapësirave të nevojshme për vendosjen e bizneseve brenda territoreve të qytetit dhe në zona të reja
- Realizimi i lidhjeve sa me optimale të qytetit ekzistues me autostradën Durrës-Morinë
- Përcaktimi i qartë i njësive strukturore të qytetit
- Bashkërendimi i skemës së zhvillimit të qytetit me rrjetin e përgjithshëm të infrastrukturave
- Parashikimi i hapësirave të rekreacionit
Pas diskutimeve dhe reflektimit të vërejtjeve përkatëse, plani u miratua nga strukturat e sipërpërmendura duke u cilësuar si një produkt i suksesshëm, i cili do të shërbejë si instrument kyç për orientimin e zhvillimit të metëjshëm të qytetit Kukës.