Konferenca Kombëtare “Burimet e Energjisë së Rinovueshme dhe Përdorimi Efiçent i Energjisë”
Konferenca KombëtareQëllimi i konferencës ishte të paraqesë:
Konkluzionet kryesore të studimit “Potencialet e Burimeve të Rinovueshme në Shqipëri” si dhe plani i veprimeve për përdorimin e këtyre burimeve;
Hartat për secilin nga burimet e energjisë së rinovueshme;
Modeli i parë i aplikuar në strukturën e burimeve të rinovueshme dhe efikasitetit të energjisë.
Pjesëmarrësit ishin përfaqësues të ministritë e linjës (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë), institucione kërkuese dhe shkencore (Instituti I Hidrometereologjisë, Agjencia e Burimeve Natyrore, Qendra e Efiçencës së Energjisë, Instituti Hidraulik, Universiteti Politeknik Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit), ekspertë të fushës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (Banka Botërore, USAID, PNUD, Delegacioni i Këshillit Europian), përfaqësues nga biznesi, media dhe shoqëria civile.