Komponenti i Mbetjeve Urbane: Zhvillimi i skemave ndërvendore dhe modeleve të kompostimit në zonën e Pukës
Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal
Periudha e Zbatimit: 2014 – 2015
Donatori: Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (dldp)
Fondi: 21,777 Euro
Zbatuar në: Zonën e Pukës
Zbatuar nga: Co-PLAN dhe Metro_POLIS shpk, Studio Arkitekture dhe Planifikimi
Zhvillimi i skemave ndërvendore dhe modeleve të kompostimit bazuar në praktika, në zonën e Pukës synoi përmirësimin shërbimin e manaxhimit të mbetjeve në zonën e Pukës në përputhje me politikat dhe legjislacionin kombëtar.
Në terma dhe objektiva më specifike projekti synoi të:
1. Ndërtojë dy skema të integruara dhe efektive për mbledhjen dhe grumbullimin e mbetjeve, ku qytetarët (përfshi këtu dhe grupet e ndjeshme) rrisin mbulimin e mbledhjes së mbetjeve me një minimum prej 20%; përgatitja dhe shpërndarja e metodologjisë dhe hapat për krijimin e një bashkëpunimi ndërvendor edhe të konsultuar me anëtarët e Qendrës së Kompetencës;
2. Përmirësimi i kapaciteteve financiare për manaxhimin e mbetjeve;
3. Mbështetja e iniciativave të kompostimit të komunitetit pilot, promovuar për tu përsëritur dhe në zona të tjera të Pukës, apo në nivel më të gjerë;
4. Aplikimi i strandardeve të propozuara të mbetjeve dhe procedurave të standardizimit.
Disa nga rezultatet e pritshme të këtij projekti ishin:
- Sigurimi i një marrëveshje ndërvendore për ofrimin e shërbimit dhe manaxhimit të mbetjevetë ngurta;
- Raport vlerësimi mbi gjendjen e vendgrumbullimit të mbetjeve (Pukë dhe FushëArrëz) duke përfshirë një plan të përgjithshëm të përmirësimit të vendgrumbullimit në Pukë;
- Zhvillimi i një sistemi faturimi dhe grumbullimi të tarifës në linjë me modelin e propozuar Kosto&Tarifë duke përfshirë një strategji si mund të faturohet dhe të komunikohen tarifat tek qytetarët, për të përforcuar grumbullimin e tyre;
- Modeli pilot i adaptuar për standardet dhe standardizimin, i përfshirë në kontratat e ofrimit të shërbimit;
- Hartimi i materialeve trajnuese për të drejtuar një fushatë të suksesshme dhe efektive për ndërgjegjësimin (prezantime) dhe skemave pilot të kompostimit (prezantime, video, etj.), duke përfshirë metodologjitë e thjeshta për vendosjen dhe zbatimin e skemave të kompostimit në komunitet, përfshirë dhe kostot përkatëse.