DRR – Hartimi i Strategjive Vendore të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planeve të Veprimit për 6-të Bashkitë e Qarkut Fier

Shqipëria, pozicionohet në  Ballkanin Perëndimor dhe referuar Indeksit të Riskut Botëror (World Risk Index 2022), ajo renditet e 82 nga 192 vendet në botë si më e ekspozuara në lidhje me fatkeqësitë natyrore si dhe ndër vendet me një faktor të lartë cënueshmërie ndaj tyre.

Katër rreziqet kryesore që prekin vendin janë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Baza e të dhënave ndërkombëtare tëfatkeqësive (EM-DAT) tregon se, gjatë periudhës 1979-2019, përmbytjet përbënin një pjesë të konsiderueshme të ngjarjeve të fatkeqësive (38%), të ndjekura nga tërmetet (15%)[1].

Niveli i ekspozimit dhe cënueshmëria ndaj rreziqeve vjen edhe si pasojë e kombinimit të faktorëve të ndryshëm të tillë si proceset socio-ekonomike, mjedisore dhe kontekstit institucional e politik në vend. Nga ana tjetër lëvizjet migratore të popullsisë nga zonat rurale në drejtim tëzonave më të urbanizuara të vendit kanë rritur dendësinë e populsisë në zonat urbane duke rritur presionin mbi burimet natyrore, të shoqëruara edhe me ndryshime në përdorimin e tokës si dhe planifikim jo të mirë urban për të akomoduar nevojat për banesa, infrastukturë e shërbime.

Qarku i Fierit për shkak edhe të pozicionit të saj në ultësirën përëndimore të vendit si dhe burimeve ujore të cilat e përshkojnë, Lumi Seman dhe Vjosa ndër më të mëdhenjtë në vend, konsiderohet si një Qark i ekspozuar ndaj rrezikut nga fatkeqësitë natyrore.

Ndryshimet klimatike e kanë bërë incidencën e këtyre ngjarjeve dhe më të lartë, duke e gjetur autoritetet vendore dhe  popullsinë të papërgatitur në lidhje me masat që duhet të merren për parandalimin përgatitjen, përgjigjen dhe rimëkëmbjen pas fatkeqësisë. Per këtë arsye, është e nevojshme zhvillimi i strategjive për reduktimin e riskut ndaj fatkeqësive për çdo bashki të këtij qarku.

Për këtë arsye është e nevojshme që bashkitë të marrin hapa konkret për parandalimin e riskut duke qenë në përputhje me ligjin, nr. 45/2019, datë 18.07.2019, “Për mbrojtjen civile” dhe Strategjinë Strategjisë Kombëtare të Zvogëlimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë për periudhën 2023-2030  duke vijuar me hartimin e Strategjive lokale ZRF të cilat janë hapi i parë i adresimit të problematikës në mënyrë institutcionale.

Qëllimi kryesor

Hartimi i strategjive vendore të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe planeve të veprimit për 6-të bashkitë e Qarkut Fier me qëllim orientimin e aktiviteteve dhe investimeve të ardhshme për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë në mënyrë gjithëpërfshirëse e ndër-institucionale.

Objektiva specifik

  • Të asistojë bashkitë e qarkut Fier në hartimin e Strategjive ZRF;
  • Zhvillim i një procesi gjithëpërfshirës e ndër-institucional për hartimin e Strategjive ZRF;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të institucioneve në nivel lokal/rajonal, komuniteteit dhe binzneseve lidhur me riskun nga fatkeqësitë natyrore dhe nevojnë për bashkë

Kohëzgjatja: 8 muaj
Shteti: Shqipëri
Donatori: UNDP Albania në kuadër të projektit ‘Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” RESEAL dhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
Partnerët zbatues: Co-PLAN- Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe MetroPOLIS

Shënim
Projekti ‘Hartimi i Strategjive Vendore të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planeve të Veprimit për 6-të Bashkitë e Qarkut Fier’ financohet nga UNDP në kuadër të projektit: “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri” RESEAL dhe mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Projekti RESEAL financohet nga Qeveria Suedeze dhe ajo Portugeze.

Share this Post