Forumi Kombëtar për Ndryshimet Klimatike

Shqipëria, renditet ndër vendet me shkarkimet më të ulëta të GES në atmosfere por klasifikohet si vendi më i rrezikuar ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike në pellgun e Mesdheut sipas IPCC.

IGEO raporton se, temperatura mesatare maksimale njeh rritje me +1.9oC, numri i ditëve me reshje ka pësuar rënie me të paktën 12%, numri i orëve me diell është shtuar me 10%, këto krahasuar me mesataret historike.

Të gjithë jemi dëshmitar lokal se si ngjarjet ekstreme të motit tanimë kanë një frekuencë të lartë përsëritje. Ndërkohë jo të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo situatë po shkakton presion mbi menaxhimin e rezervave hidrike të vendit në funksion të sektorit energjetik dhe bujqësor. Temperaturat e larta kanë ulur komfortin ne zona urbane dhe kanë rritur frekuencën e zjarreve në zona natyrore. Thatësira si fenomen, lidhet me ndotjen e ajrit në zona urbane, mungesën e ujit në sezonin e vaditjes, degradimin cilësisë së tokë bujqësore, zjarret e shumë efekte të tjera ndër-sektorialë. Por mbi të gjitha Ndryshimet e Klimës, tanimë prezentë, janë kthyer në shqetësim për shëndetin publik, sigurinë dhe ekonominë e vendit.

Komuniteti Mjedisor në Shqipëri, në dt.28 Mars 2023 organizoi “Forumin Kombëtar për Ndryshimet Klimatike” për të bashkërenduar dhe strukturuar qëndrimin tonë ndaj apatisë së autoritetet vendase lidhur me klimën. Në një deklaratë të përbashkët, mbi 70 Organizata Mjedisore kërkojnë që ky presion pozitiv të njoh reflektim e reagim nga #MinistriaTurizmit dhe Mjedisit. #ParisAgreement #EUGreenDeal #WBGreenAgenda #ClimateNeutrality2050 janë mekanizmat që na lehtësojnë tranzicionin e gjelbër dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, nuk mjafton të jemi vetëm firmëtarë.

 

Forumi Kombëtar “Ndryshimet Klimatike në Shqipëri” u bashkëorganizua nga REC Albania, Forumi i Mendimit të Lirë dhe Co-PLAN në kuadër dhe me mbështetjen e #GreenAL një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze Embassy of Sweden in Tirana dhe zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo dhe CISP Sviluppo dei Popoli.

Share this Post