Forumi i Kryebashkiakëve për Transformim Urban

 

Pjesëmarrës do të jenë: Zv./Kryeministri i Shqipërisë, Z. Niko Peleshi, Zv. Ministri i Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Z. Gjon Radovani, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Znj. Adelina Greca, Përfaqësuesi për USAID në Shqipëri Z. Marcus Johnson, Drejtor i Projektit PLGP Z. Peter Clavelle (Njëkohësisht ish-kryetar i Bashkisë së Burlington, Vermont, SHBA), Drejtoresha e Institutit të Kryebashkiakëve për Dizajnin e Qytetit, Znj. Trinity Simons, Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Z. Dritan Shutina etj.

Ky aktivitet kombëtar ka për qëllim të sjellë në një platformë të përbashkët, autoritetet qëndrore të planifikimit, kryebashkiakë nga vendi si edhe homologë të huaj, për të ndarë mes tyre vizione dhe çështje si dhe për të shkëmbyer eksperienca të menaxhimit urban dhe mënyra efektive për të zgjidhur sfidat e sotme në qytetet shqiptare.

Një aspekt shumë i rëndësishëm i “Forumit të Kryebashkiakëve Transformimin Urban” është diskutimi i projekteve të mundshme që mund të shndërrohen në ndërhyrje konkrete përmirësuese në disa bashki të vendit, me mbështetjen e AKPT dhe Projektit të USAID “Për Planifikim dhe Qeverisje Vendore”.

Forumi i Kryebashkiakëve – Projektet e Ripërtëritjes Urbane: Nga Planet drejt Projekteve të Transformimit Urban”, është pjesë e Javëve të Arkitekturës në Tiranë 2014, një aktivitet i dimensioneve ndërkombëtare që zhvillohet çdo vit në qytetin e Tiranës përgjatë përiudhës 16 Shtator – 15 Tetor, me qëllimin për të promovuar shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive mes profesionistëve dhe rritjes së interesit të publikut në çështje të arkitekturës, artit dhe dizajnit. Për më shumë mund vizitoni: www.tiranaarchitectureweek.com.

 

Share this Post

Leave a Comment