Evropianizimi i planifikimit të territorit në Shqipëri
Lexoni artikullin e plotë: Europeanisation of Spatial Planning in Albania
Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 38-54
Ledio Allkja
Përmbledhje
Ky artikull hulumton Evropianizimin e sistemit të planifikimit Shqiptar. Duke marrë në konsideratë pozicionin e Shqipërisë në lidhje me procesin e Integrimit Evropian dhe ndikimin që mund të ketë në territor procesi i negociatave për përshtatjen dhe transpozimin e legjislacionit, direktivave dhe politikave sektoriale të BE-së, është e rëndësishme që vendi të fillojë marrjen e masave në drejtim të 3 planifikimit. Sektori i planifikimit nuk është një kompetencë formale e BE-së, prandaj nuk do të jetë pjesë e negociatave. Megjithatë, politikat e tjera sektoriale tashmë kanë dhe do të vazhdojnë të kenë ndikime në territor, si në mënyrën e qeverisjes ashtu edhe në proceset e sistemit të planifikimit të territorit. Ky artikull shqyrton procesin e evropianizimit të sistemit të planifikimit të territorit në Shqipëri1 nga tri dimensione kryesore: strukturat (legjislacioni dhe institucionet), instrumentet (planet e territorit dhe përmbajtja e tyre) dhe praktika e planifikimit. Dy dimensionet e para kanë lëvizur disi përpara në drejtim të evropianizimit nga pikëpamja ‘formale’, edhe si rrjedhojë e natyrës së tyre praktika, nga ana tjetër, është ajo në të cilën gjenden shumica e boshllëqeve. Është e rëndësishme të theksohet se evropianizimi shkon përtej procesit të adoptimit formal të legjislacionit dhe politikave të BE-së. Ai është një proces më i gjerë dhe më i madh ndryshimesh kulturore si dhe ndryshimesh në mënyrat e të bërit të gjërave. Nëse do të ndodhë evropianizimi, një përpjekje më e fortë duhet të bëhet në drejtim të praktikës së planifikimit dhe ‘mënyrës’ me të cilën ajo po evropianizohet. Ky artikull nxjerr përfundimin
se, deri më tani, procesi është reduktuar thjesht në një përdorim më të gjerë të zhargonit evropian ose në referimin në dokumentet e BE-së. Mungesa e një kontekstualizimi të përshtatshëm të politikave, direktivave dhe akteve ligjore evropiane pengon evropianizimin e proceseve të planifikimit në Shqipëri. Evropianizimi duhet të kuptohet si modernizimi i sistemit të planifikimit për të krijuar një sistem të hapur, transparent dhe funksional, i cili mbështet qeverisjen e mirë territoriale. Kështu, përmirësimi i praktikës së planifikimit është çelësi drejt evropianizimit të sistemit.