#EUforMunicipalities

Projekti #EUforMunicipalities zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me partnerët Rrjetin e Shoqatave të Autoriteteve Lokale të Evropës Jug-Lindore (NALAS), Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Shoqatën për Autonominë Vendore si dhe EcoPartners me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimi Evropian në Shqipëri.

Ky projekt synon të nxisë potencialin e zhvillimit të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri. Gjatë zbatimit të tij do të mund të adresohen disa nga problemet kryesore që ndikojnë në cilësinë e jetës dhe perspektivat ekonomike të qytetarëve shqiptarë në nivel lokal.

Gjithashtu, në fokus do të jenë dhe kufizimet në kapacitetin financiar, administrativ dhe menaxhues për të përmirësuar infrastrukturën lokale dhe për të ofruar shërbime bazë dhe shërbime të reja, të cilat kontribuojnë në kohezionin territorial dhe të qëndrueshëm të zhvillimit të ekonomisë lokale. Me rëndësi është edhe zhvillimi i proceseve strategjike të cilat do t’iu mundësojnë aktorëve të qeverisjes lokale të mobilizojnë burimet për të zbatuar planet dhe strategjitë e tyre.

Përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të granteve dhe fuqizimit të komuniteteve lokale, projekti do të ndikojë në zhvillimin e bashkive duke rritur kontributin e tyre në procesin e integrimit të vendit në BE.
Prandaj, ky projekt do të ndihmojë në krijimin e një modeli ose “praktike më të mirë” për qeveritë lokale dhe qytetarët se si duhet të përcaktohen, modernizohen dhe zbatohen përparësitë e zhvillimit dhe roli i drejtpërdrejtë që BE mund të ketë në përmirësimin e qeverisjes dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në lokalitet e ndryshme të Shqipërisë.

Duke siguruar mbështetje për zhvillimet në infrastrukturë, cilësia dhe aksesi në shërbimet publike lokale do të përmirësohet ndërsa kohezioni territorial do të rritet. Gjithashtu, çdo qytetar do të gëzojë kushte më të mira jetese përmes aksesit në përmirësimin e infrastrukturës publike dhe ofrimit të shërbimeve publike duke krijuar kështu një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e kushteve ekonomiko-sociale dhe përmirësimin e gjendjes së bizneseve lokale.

Njoftim

NALAS është në kërkim të një hapësire me qera për zyrat e projektit #EUforMunicipalities.

Oferta për tender duhet të dorëzohet pranë zyrave të Co-PLAN, në adresën e specifikuar në udhëzuesin për tenderuesit.

Me dorëzimin e ofertës ju pranoni të njoftoheni për rezultatet e mëtejshme të procedurës përmes adresës tuaj elektronike. Nëse vendosni të mos dorëzoni një tender, jeni të lutur të na informoni me shkrim arsyet e vendimit tuaj.

Më poshtë gjeni dosjen e plotë të ofertës për tender:

https://www.co-plan.org/wp-content/uploads/2021/06/SupplyOfOfficeSpaceLeaseTenderDossier_Final-Web.zip

Share this Post