Aktivizmi i grave të minoritetit Rom dhe Egjiptian

Në një shoqëri jo sociale, problemet janë të zhvilluara dhe të thelluara, duke mos lejuar që ata të marrin një zgjidhje të përsosur, por që lejon ende hendek të pabarazisë në shoqëri dhe në institucione.

Elisabeta është një vajzë rome e cila mbron dhe “lufton” që gratë rome të përfitojnë shërbimet në shëndetësi falas, problemet e tyre nisin që nga mos-pasja e mjetit identifikues dhe deri tek karta e shëndetit.

Por si ishte jeta e Elisabetës, përpara se shkëndija të vinte në duart e saj?

Jeta ime para se të bëhesha aktiviste ishte shumë po shumë ndryshe, unë jetoja me një familje me tradita dhe mentalitet shumë ndryshe nga pjesa tjetër dhe kam bërë shumë sakrifica për ta thyer ktë mentalitet në familje deri sa arrita të jem ktu ku jam sot pasi dhe ato e venë re që nga një vajzë shtëpiake që nuk dilte fare, sot jo vetëm që dal por ndihmoj dhe komunitetin tim”.

Prej dekadash fenomini i martesave të hershme vijon të jetë prezent tek minoriteti rom, edhe pse shumë përpjekje dhe projekte kanë pasur në fokus integrimin dhe ndryshimin e këtij fenomeni, vihet re se është shumë larg faktit për të ndryshuar plotësisht, edhe pse duhet të shprehim se egzistojnë modele pozitive të grave rome duke sjellur ndryshim duke thyer barriera dhe paragjykime po brenda komunitetit, por nevojitet qe te kemi një numër të shtuar të këtyre vajzave që bëjnë ndryshimin po brenda komunitetit të tyre.

Për Jetën një vajzë e cila prej vitesh është angazhuar në çështjet e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave sociale dhe ligjore të minoritetit Rom dhe Egjiptian tregon se nuk kishte dëgjuar më parë që mund të angazhohej si aktiviste dhe të “luftonte” për të drejtat, “Kur erdha me studime në Tiranë, pas mësimit ndihmoja vullnetarisht fëmijë me vështirësi në të nxënë për të bërë detyrat e shtëpisë.

Kjo gjë më jepte kënaqësi e më plotësonte rutinën duke më bërë të ndihem e dobishme. Të rinjtë e tjerë që bënin të njëjtën gjë si mua, ishin njëkohëshisht pjesë e një grupi me të madh që punonin për të drejtat e komuniteteve Rom dhe Egjiptian. “

Me një shkëndijë dhe gjëra të vogla, të dyja vajzat ja dolën mbanë, ndonëse problemet janë aktive në çdo kulm të shtëpisë, probleme të cilat vajzat janë angazhuar për të advokuar nëpërmjet orgazimit komunitar dhe aktivizmit të tyre.

Elisabeta tregon se “Fakti që unë jetoj brenda në komunitet dhe i përkas vet këtij komuniteti jam më e ndjeshme për të dëgjuar problemet që kanë, ata shpesh herë janë diskriminuar në mënyrë të tërthortë gjë që i bën ato dhe mos të kuptojnë mir ktë gjë por ato kanë shumë probleme për mos të marrë këto shërbime falas pasi një pjesë e tyre nuk kanë kartë identiteti dhe kartë shëndeti që ju  pengon marrjen e shërbimeve.”

Edhe vet për romët, aktivizmi ishtë një tabu, dhe nuk besonin se gratë apo vajzat do arrinin këtë ditë, ku të bëheshin më të afta dhe zëri i tyre të ndihej dhe të kulmonte për problemet që ata kishin, Jeta tha se një prej aktivistëve e kishte ftuar në një takim ku diskutohej sesi ata mund të advokonim dhe të ndërrmerrnin hapa të tjerë për advokimin, “Ne mbledhishim me grupin dhe diskutonin për problemin e strehimit, konkretisht për familjet Rome në Selitë. Dinamika e ngjarjeve në atë periudhë ishte e tille saqë e gjeta veten të përfshirë emocionalisht dhe instiktivisht kërkoja të ofroja ndihmën time sado të vogël në këtë grup.

Dolëm shpesh në terren, ku kërkuam të ndërtonin marrëdhënie me komunitetin dhe njohja e një realiteti të cilin unë nuk e njihja, por me eksperiencën dhe energjinë e grupit, mjaftuan të bëhem pjesë e grupit të aktivistëve, duke u rritur brenda meje ndjenja për të reaguar kundrejt padrejtësive apo trajtimit që shteti bën ndaj të varfërve. Ende me kalimin e  viteve, bashkë me grupin dhe komuntetin jemi duke ndjekur kauza jetike për familjet e komuniteteve por jo vetëm.”

Nga zgjidhja e problemeve të vogla, vajzat u përfshinë në aksione më të mëdha, aty ku kishte të bëje me fatin e njerëzve, por gjithmonë duke u nisur me faktin se aktivistët nuk premtojnë, por përpiqen së bashku duke u organizuar  për problemet që kanë.

Paralelisht ata u angazhuan në zona të ndryshme në Tiranë, në Selitë, në zonën e Alliasit ose Bregu i Lumit ku historia ishte “dëbimet më forcë nga banesat e tyre”, përpjekja e aktivistëve për të advokuar në institucione ishte shumë e vështirë, pasi më parë nuk egzistonte një praktikë konsultimesh në publik, por edhe institucionet nuk ishin mësuar më parë se një ditë do vinin disa aktivistë dhe do kërkonin zgjidhje për romët.

Jeta dhe Elisabeta janë dy nga dhjetra aktivistë që sot luftojnë dhe mbrojnë të drejtat sociale dhe ligjore të minoritetet Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, e gjitha nisi me një shkëndije përsonale ku më pas u bë një ideal shpirtëror për të mbrojtur njërëzit e tyre.

nga: Brejdon Xhavara

SHËNIM:

* Ky shkrim synon njohjen me peizazhin e aktivizmit në Shqipëri, përmes shembujve konkretë, që paraqesin sfidat e arritjet për përmirësimin e shoqërisë shqiptare dhe organeve qeverisëse. Shkrimi u përgatit me mbështetjen e “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, në kuadër të “Ditës Kombëtare e Aktivizmit” (22 tetor 2020).

Share this Post