Xhepa Urbanë në lagje të Tiranës

  • Monday January 12th, 2015
  • Past
  • 0
  • 2704

 

Kjo nisëm, vjen në kuadër të projektit ‘Aktivizma Urbane për Demokraci Qytetare’, i zbatuar nga Co-PLAN në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Universitetin POLIS, dhe i mbështetur nga Ambasada Amerikae në Tiranë, Deutche Zentrum dhe Balkan Art Angle. Ai adreson domosdoshmërinë që komuniteti të rimarë rolin dhe përgjegjësinë e tij në proceset e qytet-bërjes nëpërmjet një pjesëmarrjeje më të lartë në proceset e planifikimit dhe vendim-marjes në nivel komuniteti apo dhe qyteti. Në fokus të këtij projekti është gjelbërimi dhe sistemimi i hapësirave publike në lagjet e qytetit, nëpërmjet aktizmave urbane në bashkëpunim me vetë qytetarët.

Kjo ndërhyrje që shohim sot përbën një shembull shumë të mirë të planifikimit me pjesëmarrje si dhe të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në vendim-marrje. Projekti i zbatuar në dy faza, adreson një problematikë të identifikuar nga vetë komuniteti, në një mënyrë që ka sintetizuar në mënyrën më përfshirëse të mundshme të sygjerimeve të vetë komunitetit. Gjelbërimi kryesisht me bimë vendase dhe shtimi i hapësirave shplodhëse kanë qenë dy nga elementët kryesorë të ndërhyrjes.

Ndërhyrjet e kësaj natyre janë veçanërisht të rëndësishme në një kohë kur hapësirat publike shpesh janë prekur nga presioni për të ndërtuar. Për këtë arsye ato mbeten në gjendje të pamirëmbajtur, dhe shpesh trajtohen si hapësira tranzitore dhe të askujt. Me pak vullnet, dëshirë, dhe përpjekje të përbashkëta, ne mund t’i shndërrojmë këto hapësira në vendet më popullore e të frekuentuara të lagjeve tona.

 

Share this Post

Leave a Comment