Tryezë – Reforma Territoriale

  • Thursday June 12th, 2014
  • Past
  • 0
  • 2668

Më konkretisht, diskutimi trajtoi çështje si:
• Nevoja për rishpërndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve mes niveleve të qeverisjes. Roli i deritanishëm i qarkut dhe nevoja për rishikimin e tij në kuadër të hartimit të strategjisë së decentralizimit dhe organizimit të reformës territoriale administrative.
• Përgjegjësitë dhe funksionet të cilat mund / do duhet të ofrohen në nivelin e dytë të qeverisjes vendore dhe si ndikojnë ato në organizimit tërritorial të këtij niveli.
• Sfida e integrimit në Bashkimin Europian dhe nevoja për krijimin e rajoneve • Propozime për organizimin tërritorial të nivelit të dytë të qeverisjes vendore dhe implikimet që sjell kjo qasje.
Modeli i propozuar (me 4/ 6 rajone) në thelb kishte për qëllim të nxisë përpjekjet për zhvillim rajonal dhe ekonomik dhe të integrojë politikat sektoriale; të garantojë mbrojtjen e mjedisit dhe të mundësojë efiçiencë në shërbime, ndërsa funksionet që do të duhet të përmbushë janë ato të:

(1) Zhvillimi Rajonal (Ekonomik); (2) Mbrojtja e burimeve mjedisore; (3) Planifikimi i territorit; (4) Transporti rajonal; (5) Edukimi professional; (6) Trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe të lëngshme; (7) Mirëqënia dhe kujdesi social; (8) Dhe funksione të deleguara.

Ju mund të njiheni me prezantimin duke klikuar këtu.

Share this Post

Leave a Comment