Takimi i Parë me Bordin Këshillues – EELGP Projekt

Në kuadër të projektit `Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore, duke përdorur Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane në Fier si rast pilot` EELGP projekt, në 24 Mars 2009, Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Bashkinë Fier ka organizuar takimin e parë me bordin këshillues, me ekspertë të fushës dhe grupet e ndryshme të interesit.

Në kuadër të projektit `Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore, duke përdorur Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane në Fier si rast pilot` EELGP projekt, në 24 Mars 2009, Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Bashkinë Fier ka organizuar takimin e parë me bordin këshillues, me ekspertë të fushës dhe grupet e ndryshme të interesit. Objektivi kryesor i këtij takimi ishte prezantimi i punës paraprake përgatitore për hartimin e metodologjisë dhe planit të aktiviteteve kryesore për projektin.
Përfaqësues nga Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave, Ambasada e Vëndeve të Ulta, grupi i punës së ekspertëve, komuniteti i biznesit, Agjencia Rajonale e Mjedisit, Drejtoria e Higjenës, etj kanë ndjekur aktivitetin.