Takime konsultative kombëtare mbi manualin teknik

  • Tuesday October 11th, 2011
  • Past
  • 0
  • 2314

Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, organizoi një takim konsultativ me përfaqsues të bashkive, komunave dhe qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Kukësit, Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës, dhe Gjirokastrës për të diskutuar hartimin e Manualit Teknik dhe Manulit të Qytetarëve.

Diskutimi u përqëndrua në draftin e parë të manualit teknik, një manual ky që ka për synim të asistojë institucionet qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse. Pjesëmarrësit ngritën pyetje në lidhje me procedurat e zbatimit, përshtatjet në nivel organizimi institucional dhe ofruan raste nga praktika e tyre e punës.

Gjatë takimeve, u prezantua dhe Udhëzuesi për Qytetarin, i cili synon t’u vijë në ndihmë qytetarëve me nocionet, pyetjet, dhe proceset bazë të ligjit të ri për Planifikimin e Territorit. Ky Udhëzues është strukturuar në formën e pyetje-përgjigjeve.

Më poshtë mund të njiheni me draftin e parë të Manualit Instruktues për Qytetarin:

>  Udhëzuesi për Qytetarin

 

Share this Post

Leave a Comment