Ceremoni Përmbyllëse e Projektit MATRA
U festua mbyllja me sukses e projektit ‘Promovimi i partneriteteve për qytete të mundësive të përbashkëta’ së bashku me miq dhe Shkëlqesinë e Tij Martin dela Beij, Ambasadori Hollandez në Tiranë. Gjatë 3 viteve të fundit, projekti i financuar nga Qeveria Hollandeze (MATRA) synoi të promovojë planifikim me pjesëmarrje në nivel lagje, dhe në ngritjen e kapaciteteve në zhvillimin hapësinor në Shqipëri. Co-PLAN ka punuar në bashkëpunim të ngushtë me Institutin për Strehim dhe Zhvillim Urban të Roterdamit (IHS) në Hollandë, si dhe Universitetin POLIS, duke pilotuar projektin në bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Fierit.