Konsultime:“Për Planifikimin e Territorit”

  • Wednesday September 15th, 2010
  • Past
  • 0
  • 2790

Tiranë, Shtator 2010 – Bazuar në ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, nr. 10119, datë 23/04/2009, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) u angazhua në hartimin e Rregullores Uniforme të Planifikimit, Rregullores Model të Planifikimit dhe Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit. Në këtë proçes, i cili u realizua gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2010, AKPT u mbështetet teknikisht nga USAID, përmes Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Në kuadër te hartimit të rregulloreve, bazuar ne ligjin 10119, AKPT u angazhua në një proçes konsultimi në  nivel qendror dhe vendor.

Tryeza Rajonale – Ligji nr.10119

  • Friday April 2nd, 2010
  • Past
  • 0
  • 2741

Katër tryeza rajonale u organizuan në fund të muajit mars dhe javën e parë të muajit prill, në Rajonin e Fierit, Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, me përfaqësues të njësive vendore me qëllim: (1) Shpjegimin dhe dikutimin e rëndësisë së Ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, si dhe iniciativën e ndërmarrë për hartimin e akteve nënligjore; (2) Prezantimin e rezultateve të intervistave të terrenit; (3) Konfirmimi apo modifikimi i çështjeve substanciale të diskutuara si shqetësime të njësive vendore.