Trajnim: Huamarrja Vendore

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2679

Tiranë, Maj 2012 – Është organizuar në mjediset e U_POLIS, trajnimi i parë ‘Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj’, i ofruar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky trainim është pjesë i një cikli të përbërë nga 3 trajnime, të cilat vijnë në kuadër të projektit “Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida për ta përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të shërbejë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve vendore në çështje të huamarrjes vendore dhe të krijojë modele të reja të përdorimit të huasë në nivelin vendor të qeverisjes.