Trajnim: Hartimi i PBA-së në NJQV

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2527

Tiranë, Maj 2012 – Me qëllim ngritje dhe forcimin të kapaciteteve vendore në çështje të hartimit të programit buxhetor afatmesëm, do të organizohen në mjediset e U_POLIS, një cikël trajnimesh me temë ‘Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm në NJQV’, të ofruara nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky cikël i përbërë nga 3 trajnime, vjen në kuadër të projektit “Programi Buxhetor Afatmesëm transparent dhe profesional. Projekti financohet nga OSI, Budapest, dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të..

Trajnim: Huamarrja Vendore

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2672

Tiranë, Maj 2012 – Është organizuar në mjediset e U_POLIS, trajnimi i parë ‘Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj’, i ofruar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky trainim është pjesë i një cikli të përbërë nga 3 trajnime, të cilat vijnë në kuadër të projektit “Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida për ta përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të shërbejë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve vendore në çështje të huamarrjes vendore dhe të krijojë modele të reja të përdorimit të huasë në nivelin vendor të qeverisjes.

Dy Publikime të Rëndësishme

  • Thursday March 29th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2952

Tiranë, Mars 2013 – Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. Manuali Teknik është hartuar përmes konsultave të vazhdueshme me grupet e interesit, dhe pritet t’u vijë në ndihmë institucioneve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse, nëpërmjet ‘zbërthimit teknik’ dhe shembujve ‘të aplikimit’ .

Konsultime:“Për Planifikimin e Territorit”

  • Wednesday September 15th, 2010
  • Past
  • 0
  • 2795

Tiranë, Shtator 2010 – Bazuar në ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, nr. 10119, datë 23/04/2009, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) u angazhua në hartimin e Rregullores Uniforme të Planifikimit, Rregullores Model të Planifikimit dhe Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit. Në këtë proçes, i cili u realizua gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2010, AKPT u mbështetet teknikisht nga USAID, përmes Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Në kuadër te hartimit të rregulloreve, bazuar ne ligjin 10119, AKPT u angazhua në një proçes konsultimi në  nivel qendror dhe vendor.

Tryeza Rajonale – Ligji nr.10119

  • Friday April 2nd, 2010
  • Past
  • 0
  • 2745

Katër tryeza rajonale u organizuan në fund të muajit mars dhe javën e parë të muajit prill, në Rajonin e Fierit, Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, me përfaqësues të njësive vendore me qëllim: (1) Shpjegimin dhe dikutimin e rëndësisë së Ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, si dhe iniciativën e ndërmarrë për hartimin e akteve nënligjore; (2) Prezantimin e rezultateve të intervistave të terrenit; (3) Konfirmimi apo modifikimi i çështjeve substanciale të diskutuara si shqetësime të njësive vendore.

Konferenca Kombëtare “Burimet e Energjisë së Rinovueshme dhe Përdorimi Efiçent i Energjisë”

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2910

Tiranë, 28 May 2007 – Konferenca Kombëtare “Burimet e Energjisë së Rinovueshme dhe Përdorimi Efiçent i Energjisë” është një aktivitet i organizuar brenda projektit Energjitë e Rinovueshme në Shpipëri dhe u zhvillua në datë 1 Qershor 2007, ora 10:00, në “Shtëpinë e Oficerave” në Tiranë. Kjo konferencë ishte një aktivitet i përbashkët i Co-PLAN dhe Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.

Transparenca në Co-PLAN

Transparenca dhe përgjegjshmëria lidhen ngushtë me arritjet dhe forcimin e Co-PLAN. Transparenca financiare e organizatës bazohet në një manaxhim sistemi finaciar të fuqishëm. Co-PLAN auditohet çdo vit nga një kompani auditimi ndërkombëtare, dhe raportet e auditimit i janë të disponueshme për të gjitha palët e interesuara sipas kërkesës. Publikimi i Raportit Vjetor të organizatës bën të mundur dokumentimin dhe ndarjen e informacionit me të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë. Për

Read More

Stafi i Co-PLAN

Në Co-PLAN, njerëzve u pëlqen sfida; ata janë ndër ekspertët më të mirë të fushave që përfaqësojnë, dhe i shtojnë eksperiencë të çmuar dhe profesionalizëm Co-PLAN-it. Ekspertët tanë janë të rinj, energjikë, dhe vijnë nga fusha të ndryshme, gjë që përfaqson më së miri filozofinë e punës në Co-PLAN. Stafi i Co-PLAN është i kualifikuar në disa fusha tematike: manaxhim urban dhe rajonal, manaxhim i financave bashkiake, manaxhim mjedisor urban,

Read More