‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

  • Friday June 22nd, 2012
  • Past
  • 0
  • 2907

Co-PLAN ju bashkua thirrjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të inkurajuar qytetarët të bashkohen e të flasin fuqishëm. ‘Bëj të dëgjohet zëri yt’ shënon dhe hapin e parë të një nisme të re të ndërmarrë nga Ambasadori Amerikan në Tiranë, Z. Alexander A. Arvizu,  të titulluar ‘ACT NOW’ – Albanians Citizens Together Now. Fillimisht, në një takim në Teatrin Kombëtar, Z. Ambasador prezantoi iniciativën me përfaqësues të shoqërisë civile, personalitete në vend, si dhe mediat. Ai theksoi rëndësinë e njohjes nga qytetari të të drejtave dhe përgjegjësive të tij, si dhe pjesëmarrjen e tij aktive në ‘qytet-bërje’ dhe vendim-marrje.