Dialog mes Qyteteve të Rajonit (SEE)

  • Monday July 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2685

 

Objektivi kryesor i C2C është që të lehtësojë një dialog dhe shkëmbim njohurish midis qyteteteve.Seminari, i cili u mbajt në qershor 2012 në mjediset e Universitetit Polis, Tiranë, me lehtësimin e Co-PLAN, priti përfaqësues nga Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Mes pjesëmarrësve ishin delegatë nga shoqatat e qeverisjes vendore, 29 qytete partnere, planifikues urbanë, ekspertë vendorë dhe rajonale, delegatët nga agjencitë e qeverisë qendrore dhe institucioneve nga disa prej vendeve pjesëmarrëse etj.

Një nga qëllimet kryesore të këtij seminari ishte që të angazhohen një pjesë e planifikuesve urbane në kërkim dhe diskutim konstruktiv të çështjeve të planifikimit urban të lidhura që mbajnë peng komunat/ bashkitë nga përshpejtimi i zhvillimit ekonomik lokal; dhe nga parandalimi i ndërtimeve masive informale në rajon. Duke pasur parasysh se ishte takimi i parë i një serie takimesh të planifikuar, qëllimi i tij ishte gjithashtu të theksojë ide mbi subjekte të mundshme për impenjime të ardhëshme.Secili prej gjashtë sesioneve u çel nga një prezantim nga ekspertët rajonalë apo ndërkombëtarë dhe pastaj kishte një kohë të mjaftueshme për diskutime të asistuara.
Në përfundim, u kuptua se ky format interaktiv i seminarit funksionoi jashtëzakonisht mirë dhe mundësoi arritjen e dy rezultateve shumë të rëndësishme. Së pari, komentet e pjesëmarrësve, sugjerimet e detajuara, ri-konfirmuan konstatimet kryesore të paraqitura në prezantimet e ekspertëve. Së dyti, disa pjesëmarrës bënë një hap më tej duke formuluar një numër të ideve themelore, të cilat edhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje specifike për problemet ekzistuese, japin një ndihmesë në thellimin e dialogut.

Programi C2C përfshin një seri seminaresh tematike dhe ndër-veprimevesh mes pjesëmarrësish. Partnerët kryesore janë qytetet partnere, shoqatat e qeverisjes vendore etj.

Share this Post

Leave a Comment