‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

  • Friday June 22nd, 2012
  • Past
  • 0
  • 3003

Co-PLAN ju bashkua thirrjes së Ambasadës Amerikane në Tiranë, për të inkurajuar qytetarët të bashkohen e të flasin fuqishëm. ‘Bëj të dëgjohet zëri yt’ shënon dhe hapin e parë të një nisme të re të ndërmarrë nga Ambasadori Amerikan në Tiranë, Z. Alexander A. Arvizu,  të titulluar ‘ACT NOW’ – Albanians Citizens Together Now. Fillimisht, në një takim në Teatrin Kombëtar, Z. Ambasador prezantoi iniciativën me përfaqësues të shoqërisë civile, personalitete në vend, si dhe mediat. Ai theksoi rëndësinë e njohjes nga qytetari të të drejtave dhe përgjegjësive të tij, si dhe pjesëmarrjen e tij aktive në ‘qytet-bërje’ dhe vendim-marrje.

Trajnim: Hartimi i PBA-së në NJQV

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2585

Tiranë, Maj 2012 – Me qëllim ngritje dhe forcimin të kapaciteteve vendore në çështje të hartimit të programit buxhetor afatmesëm, do të organizohen në mjediset e U_POLIS, një cikël trajnimesh me temë ‘Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm në NJQV’, të ofruara nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky cikël i përbërë nga 3 trajnime, vjen në kuadër të projektit “Programi Buxhetor Afatmesëm transparent dhe profesional. Projekti financohet nga OSI, Budapest, dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të..

Trajnim: Huamarrja Vendore

  • Wednesday May 16th, 2012
  • Past
  • 0
  • 2740

Tiranë, Maj 2012 – Është organizuar në mjediset e U_POLIS, trajnimi i parë ‘Huamarrja Vendore dhe Përdorimi Efiçent i saj’, i ofruar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Ministria e Financave. Ky trainim është pjesë i një cikli të përbërë nga 3 trajnime, të cilat vijnë në kuadër të projektit “Huamarrja e Qeverisjes Vendore – Sfida për ta përdorur në Funksion të Ndikimit në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Projekti financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), dhe nëpërmjet trajnimeve ka për qëllim të shërbejë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve vendore në çështje të huamarrjes vendore dhe të krijojë modele të reja të përdorimit të huasë në nivelin vendor të qeverisjes.

Dy Publikime të Rëndësishme

  • Thursday March 29th, 2012
  • Past
  • 0
  • 3002

Tiranë, Mars 2013 – Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. Manuali Teknik është hartuar përmes konsultave të vazhdueshme me grupet e interesit, dhe pritet t’u vijë në ndihmë institucioneve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse, nëpërmjet ‘zbërthimit teknik’ dhe shembujve ‘të aplikimit’ .

Dy publikime të Rëndësishme për Planifikimin e Territorit

Dy publikime të Rëndësishme për Planifikimin e Territorit

Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. >>

Transformimet Urbane Ballkanike në kontekstin Hollandez

  • Thursday October 20th, 2011
  • Past
  • 0
  • 2437

A mund të përdoren dhe të aplikohen njohuritë nga procesi i transformimit urban Ballkanik brenda kontekstit holandez tani që zhvillimi organik tokës është duke u aplikuar në Holandë? Kjo pyetje është në qendër të një takimi ndërkombëtar në Hollandë, ku janë ftuar të marin pjesë dhe dy nga themeluesit e Co-PLAN, Dritan Shutina dhe Besnik Aliaj. Ata do të ndajnë përvojat e tyre me homologët e tyre hollandezë. Takimi do

Read More

Takime konsultative kombëtare mbi manualin teknik

  • Tuesday October 11th, 2011
  • Past
  • 0
  • 2371

Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, organizoi një takim konsultativ me përfaqsues të bashkive, komunave dhe qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Dibrës, Kukësit, Tiranës, Durrësit, Fierit, Elbasanit, Beratit, Korçës, Vlorës, dhe Gjirokastrës për të diskutuar hartimin e Manualit Teknik dhe Manulit

Read More

Takime konsultative: Manuali Teknik dhe Udhëzuesi për Qytetarin

Takime konsultative: Manuali Teknik dhe Udhëzuesi për Qytetarin

Më 30 shtator 2011 hyri në fuqi ligji i ri për Planifikimin e Territorit bashkë me të dhe aktet nënligjore të këtij ligji: Rregullorja Uniforme për Instrumentet e Planifikimit të Territorit; Rregullorja Model e Planifikimit; dhe Rregullorja Uniforme e Kontrollit të Zhvillimit. Për të mundësuar zbatimin sa më efektiv të ligjit, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e

Read More