Platformë për Politika në Qeverisje Territoriale – Video

  • Thursday July 4th, 2013
  • Tjeter
  • 0
  • 2417

Si përfaqësues të shoqërisë civile prej vitit 1995, specialistë në fushën e zhvillimeve urbane dhe si qytetarë shqiptarë, e ndjejmë si detyrim civil e profesional që në këtë periudhë zgjedhore, të propozojmë një platformë politikash/programesh për një qeverisje më të mirë territoriale, bazuar në eksperiencën tonë me institucionet e qeverisjes dhe komunitetin, dhe mbështetur në një analizë të thelluar të realitetit shqiptar, punë kërkimore të vazhduar, dhe shembuj të mirë të qeverisjes nga Bashkimi Europian.

Në këto 22 vite, si shoqëri kemi ndërmarrë zgjidhje dinamike për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë, por në të njëjtën kohë kemi krijuar kosto të mëdha që do të mbarten nga brezat. Nëse deri më tani këto kosto kanë qenë “të paevitueshme nga nevoja”, në këtë moment rrezikojmë që praktikat e informalitetit ligjor, institucional dhe zhvillimor, t`i kthejmë në një mendësi dhe kulturë qytetare. Nevoja për të kontribuar në forcimin e shtetit ligjor është më e fortë se kurrë, sepse ndodhemi në kryqëzimin ku qoftë edhe një hap i gabuar e çon këtë vend drejt regresit ekonomik dhe social të pakthyeshëm dhe jo drejt reformës për zhvillim.

Kjo platformë u përgatit nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në prag të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 23 Qershor, 2013, dhe ju dorëzua grupimeve politike kryesore në vend, partnerëve, dhe përfaqësuesve të medias.

Share this Post

Leave a Comment