Platformë për Politika në Qeverisje Territoriale
Në këto 22 vite, si shoqëri kemi ndërmarrë zgjidhje dinamike për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit tonë, por në të njëjtën kohë kemi krijuar kosto të mëdha që do të mbarten nga brezat. Nëse deri më tani këto kosto kanë qenë “të paevitueshme nga nevoja”, në këtë moment rrezikojmë që praktikat e informalitetit ligjor, institucional dhe zhvillimor, t`i kthejmë në një mendësi dhe kulturë qytetare. Nevoja për të kontribuar në forcimin e shtetit ligjor është më e fortë se kurrë, sepse ndodhemi në kryqëzimin ku qoftë edhe një hap i gabuar e çon këtë vend drejt regresit ekonomik dhe social të pakthyeshëm dhe jo drejt reformës për zhvillim. Ndiqni Platformën ose Lexoni Materialin e Plotë >