Mbyllet me Sukses Programi RDP

  • Wednesday February 25th, 2015
  • Past
  • 0
  • 2568

Ajo ofroi një ekspoze të arritjeve dhe ndikimit, sfidat dhe rekomandimeve të programit 4-vjeçar zbatuar në qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës. “Programi i Zhvillimit Rajonal parashikoi dhe mbështeti me sukses procesin fillestar të Reformës Territoriale dhe Administrative nga ana e Qeverisë së Shqipërisë”, tha ambasadori zviceran Shkëlqesia e Tij Christoph Graf gjatë fjalës së tij. Ai përmendi se qeveria rajonale ka një rol të veçantë për të luajtur në kontekstin e një demokracie në zhvillim. “Programi i Zhvillimit Rajonal ka kontribuar në zhvillimin e rajoneve shqiptare veriore. Ai ka ndërhyrë në mbështetje të qarqeve dhe ka krijuar mekanizma të frytshme të bashkëpunimit me palët e interesuara në nivel rajonal”, vazhdoi Ambasadori teks sa gjithashtu theksoi se forcimi i mëtejshëm i nivelit të qeverisë rajonale pritet përmes Reformës së re Territoriale dhe Administrative.

Ndërsa ambasadori austriak, H.E. Thomas Schnöll theksoi rëndësinë e procesit të rajonalizimit në Shqipëri si dhe mundësinë për të mësuar më shumë nga eksperienca e Austrisë.

Gjatë konferencës skenarë të zhvillimit nënrajonal të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës u prezantuan së bashku me një ekspoze të 29 projekteve pilot të zbatuara në këto dy qarqe. Përfaqësuesit e programit dhe ekspertët prezantuan gjithashtu aspekte të rajonalizimit dhe rolin e Qarqeve në zhvillimin rajonal. Një temë veçanërisht e rëndësishme e mbuluar gjatë konferencës ishin strategjitë dhe modelet që zhvillimi rajonal në Shqipëri mund të ndjekë.

Programi i Zhvillimit Rajonal u fokusua në forcimin e qarqeve dhe të bashkëpunimit rajonal në Shkodër dhe Lezhë. Detyra e tij kryesore ishte të mbështeste dhe të forconte institucionet rajonale në procesin e zhvillimit të integruar rajonal, veçanërisht në zonat më të pazhvilluara, si dhe për të intensifikuar qasje partneriteti duke inkurajuar bashkëpunimin mes njësive të qeverisjes vendore, me OJQ-të dhe sektorin privat.

Që zhvillimi rajonal të funksionojë duhet të ketë bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet njësive të qeverisjes vendore dhe të gjithë aktorëve të përfshirë pasi shumë probleme nuk mund të zgjidhen brenda kufijve të një njësie të vetme, dhe vendimet e mara nga një komunë mund të kenë efekte negative në njësitë e tjera.

Një tipar kryesor i Programit ishte zbatimi i një fondi prej 2 milion Eurosh për 29 projekte në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, duke kontribuar kështu në zhvillim në një numër sektorësh, përfshirë turizmit, infrastrukturës, menaxhimin e mbeturinave, dhe agrobiznesit. Një përfitim i shtuar i këtij fondi ishte se strukturat rajonale dhe lokale qeveritare, si dhe agjenci të tjera të përmirësuar kapacitetet e tyre për të përgatitur, zbatuar dhe monitoruar projektet dhe kontratat. Për shkak të fokusit të Programit, Qarqet mundën gjithashtu të përmirësojnë kapacitetet e tyre të planifikimit dhe buxhetimit strategjik. Në këtë linjë, u prezantua dhe koncepti i zhvillimit nën-rajonal i formuluar në bazë zone.

Share this Post

Leave a Comment