LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale

  • Thursday September 10th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2576

LOGIN

24 Korrik 2009

Në datën 24 Korrik 2009 në ambjentet e Universitetit POLIS u zhvillua një aktivitet në kuadër të mbylljes së vitit të parë të zbatimit të projektit “LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale” e cila është një platformë menaxhimi njohurish për qeveritë lokale themeluar nga Këshilli i Evropës, Instituti Shoqëria e Hapur, UNDP, USAID dhe Banka Botërore. Platforma funksionon në 15 vendet e Evropës Lindore dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe Shqipërinë e cila u bashkua me rrjetin vjeshtën e kaluar në shtator 2008.

LOGIN është projektuar për të ndihmuar zyrtarët e autoriteteve lokale në punën e tyre të përditshme, duke siguruar dokumente dhe materiale në lidhje me legjislacionin aktual, rregulloret e prokurimit, praktikat më të mira, financimit, dhe mundësitë e trajnimit për të rritur kapacitetet lokale dhe performancën.

LOGIN biblioteka dixhitale përmban mbi 12.000 dokumenta lidhur me pushtetit vendor të ngarkuara nga vendet anëtare

LOGIN-Shqipëri menaxhohet nga një partneritet strategjik mes Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit, SHBSH – Shoqata Shqiptare e Bashkive dhe Universitetit POLIS. Partnerët kanë mobilizuar përpjekjet e përbashkëta për krijimin dhe pasurimin e platformës dhe për shpërndarjen e informacionit duke ndihmuar sa më shumë oficerë lokalë të jetë e mundur.

Qëllimi i projektit

Qëllimi i LOGIN-Shqipëri është për të përmirësuar zhvillimin profesional dhe kapaciteteve teknike të zyrtarëve dhe vendim-marrësve së bashku me forcimin e kapaciteteve të organizatave që mbështesin reformën e administratës publike në nivel lokal, duke bërë të mundur shkëmbimin e informacionit me kohë dhe të dobishëm në nivel komunal, rajonal dhe kombëtar duke futur ndërkohë njohuritë e fituara në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Partnerët synojnë krijimin dhe promovimin e platformë LOGIN si burim kryesor i informatave për 373 njësi të qeverisjes vendore, duke ofruar mundësi për ndihmë, forcimin e kapaciteteve, dhe për ti dhënë informacion për financimet e mundshme.

Viti i parë i LOGIN bibliotekës digjitale ka qenë shumë e suksesshme, sepse platforma është krijuar dhe përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, duke përfshirë edhe 8 module të tilla si: legjislacioni, biblioteka, financimi dhe trajnimi, Integrimi Europian, Kalendari, Lajme dhe Website të tjera. Platforma është pasuruar ditë pas dite me një total prej rreth 318 dokumente në gjuhën shqipe dhe angleze në lidhje me legjislacionin, Integrimin Evropian, trajnime, lajme dhe publikime brenda fushës së qeverisjes lokale dhe reformave në administratën publike si dhe materialet e ngarkuara nga Co-PLAN tejkalojnë numrin e 15. 900 shkarkime në vitin e parë. Në këtë kuadër, ky aktivitet me temë për Qeverisje të Mirë Urbane u organizua nga Co-PLAN, SHBSH dhe U_POLIS, në datë 24-të Korrik 2009 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe anëtarët e Qarqeve dhe Komunave nga Shqipëria dhe Kosova, të OJQ-ve kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ekspertëve të ndryshëm. Ky aktivitet u konceptua në tre pjesë:

  1. Ceremonia e hapjes me fjalët përkatëse nga Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN, Drejtori Ekzekutiv i SHBSH dhe Rektori i Universitetit POLIS
  2. Prezantimi i Bibliotekës digjitale LOGIN
  3. Vizita në ekspozitën EXPO_POLIS

Për më shumë informacion ju lutemi kontaktoni:

Floreta Pirushi
Menaxhere Projekti

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
Mobile: +355 (0) 69 20 51 798
Tel: +355 (04) 257808 / 9
Fax: +355 (04) 257807
www.co-plan.org

Share this Post

Leave a Comment