Lançimi i Projektit TEMPUS – DAPEEWB

  • Thursday June 12th, 2014
  • Past
  • 0
  • 3346

Projekti  “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale mbi Efiҫencën Energjitike në Ballkanin Perëndimor” është pjesë e Programeve TEMPUS të financuara nga Bashkimi Evropian dhe ka objektivin të modernizojë arsimin e lartë  në vendet partnere të Evropës  juglindore, Balkanit Perëndimor, Mesdheut dhe vendeve të Azisë qendrore. Projekti synon të aftësojë profesionistë në fushën e efiçencës së energjisë duke adresuar kështu një nevojë të tregut në Shqipëri.

Aktiviteti u përshëndetet nga përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Zv. Ministri Z. Arbër Mazniku, Zv. Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Znj. Gentjana Mara Sula, Drejtori i Politikave pranë Delegacionit Evropian në Shqipëri, Z.Clive Rumbold,  dhe përfaqësuese nga Zyra Kombëtare Tempus në Tiranë, Znj. Edit Dibra. Në fjalën e tyre, z. Mazniku dhe znj. Sula nënvizuan rëndësinë e arsimit profesional në Shqipëri, duke inkurajuar të rinjtë të bëhen pjesë aktive e këtyre programeve, si një mënyrë shumë efikase për të hyrë në tregun e punës.

 

Share this Post

Leave a Comment