Thirrje për grante të Rrjetëzimit, Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe partnerët e projektit Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” hapin zyrtarisht thirrjen e dytë për grante. Kjo thirrje synon fuqizimin e OSHC-ve mjedisore për të adresuar problematikat që lidhen me mjedisin natyror dhe urban në nivel lokal, përmes rrjetëzimit, advokimit dhe ndikimit në proceset politik-bërëse në nivel rajonal dhe kombëtar.

Prioritetet kryesore të thirrjes janë:

  • Mbështetja e OSHC-ve për të ndërtuar e fuqizuar rrjetëzimin ndërmjet tyre dhe me grupe të tjera interesi për të ngritur e adresuar çështje mjedisore;
  • Rritja e fuqisë advokuese dhe monitoruese të OSHC-ve mjedisore për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe për të rritur të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që ndikon në mjedis.

Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni më poshtë:

Udhezuesi per Grantet e Rrjetezimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje

Aneks-1_Forma-e-aplikimit-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje

Aneksi-2_Forma-e-Buxhetit-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje

Aneksi-3_Forma-e-Kornizës-Logjike-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje

Dokument Mbeshtetes 1_Raporti Vleresimit te Nevojave

Green_Al Dokument Mbeshtetes 2 _ Plani Inkubimit

Prezantim Komponenti Financiar dhe Administrativ Green-AL-16 Dhjetor 2021

Prezantim Komponenti Teknik Green-AL-16 Dhjetor 2021

FAQ-Sesioni Informues 16 Dhjetor 2021

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në versionin elektronik (firmosur, vulosur) në adresën: co-plan@co-plan.org jo më vonë se 31 Janar 2022, ora 16.00.

Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën co-plan@co-plan.org deri më 14 Janar 2022.

Projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV –  Cooperazione per lo Sviluppo.

Share this Post