“Dita Hollandeze në Universitetin POLIS”

  • Thursday December 3rd, 2009
  • Past
  • 0
  • 2422

Në datë 09 Dhjetor 2009 në ambjentet e Universitetit POLIS u organizua “Dita Hollandeze e Universitetit POLIS” me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë Z. Henk G.C Van den Dool, në kuadër të promovimit të publikimit të fundit të Co-PLAN “Midis Vakumit dhe Energjisë – Përvoja të Co-PLAN mbi Planifikimin Urban në Shqipëri” nga Besnik Aliaj, Sotir Dhamo dhe Dritan Shutina.

Gjatë këtij aktiviteti, në ceremoninë e mbajtur në ambientet e U_POLIS folën Drejtori i Co-PLAN Z. Dritan Shutina, Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë Z. Henk G.C Van den Dool, Rektori U_POLIS Z. Besnik Aliaj, dhe Sef Slootweg ish themelues i Co-PLAN. Ky i fundit lexoi edhe letrën përshëndetëse të Drejtorit të organizatës partnere holandeze Cordaid. Një nga themeluesit e Co-PLAN dhe U_POLIS Z. Sotir Dhamo prezantoi librin e ri sintezë të Co-PLAN: “Midis Vakumit dhe Energjisë! – Përvoja të Planifikimit Urban në Shqipëri” i cili u shpërnda gjërësisht tek pjesmarrësit. Më pas të ftuarit ndoqën premierën e filmit dokumentar “Hollanda nga ajri!” realizuar nga Wim Robberechts & Co si dhe ekspozitën “Holland by bike 2009” kuruar nga Diana Xhafa, asistent pedagoge pranë U_POLIS. Të pranishmit qëndruan në atmosferën e festive në U-POLIS për më shumë se 3 orë.

Fjala e Drejtorit Ekzekutiv të Co-PLAN Z. Dritan Shutina

Fjala e Ambasadorit të Venvede të Ulta në Tiranë Z. Henk C. Van Den Dool

Fjala e Drejtorit të Cordaid Z. Rene Grotenhuis

Share this Post

Leave a Comment