Dita Kombëtare e Aktivizmit, nad2024 po afron, dhe TI mund të jesh pjesë e saj!

Nëse je një organizatë e shoqërisë civile, aktivist, apo thjesht një qytetar që beson tek ndryshimi përmes aktivizmit – ky është momenti yt!

Bëhu pjesë e #NAD2024, Ditës Kombëtare të Aktivizmit më 31 Tetor dhe eja të nxisim një lëvizje gjithëpërfshirëse në mbarë Shqipërinë!

Çdo vit, #NAD hap dyert për të gjitha format e aktivizmit. Pjesa më e bukur? Ti zgjedh formatin, vendndodhjen dhe kohën kur mund të përfshihesh!

Disa nga aktivitetet që mund të sillni në NAD, janë:

  • Fushata ndërgjegjësimi fizikisht ose online si: marshim, librari njerëzore, fushatë online, street art, etj. për një çështje me rëndësi në komunitetin tuaj.
  • Aktivitete praktike mjedisore si: pastrimi i zonave të ndotura, mbjellja e pemëve, punëtori për ripërdorim/riciklim, kompostim – gjithçka që mbron mjedisin.
  • Nisma që promovojnë gjithëpërfshirjen dhe diversitetin në vendimmarrje, që bashkojnë njerëzit dhe sjellin ndryshime në komunitet si: peticionet; diskutim në grup; video ndërgjegjësimi me tematikën e gjithëpërfshirjes etj.
  • Çdo gjë tjetër që të nxit pasionin për ndryshim!

#NAD2024 feston aktivizmin në të gjitha format e tij, në çdo cep të vendit. Është një ditë për të kujtuar fuqinë e veprimit qytetar dhe rolin kyç që luajmë të gjithë në ndërtimin e një demokracie më të fortë dhe të shëndetshme.

Ndër vite, mbi 160 organizata dhe aktivistë anë e mbanë Shqipërisë janë bashkuar me një qëllim: të sjellin ndryshim. Nga aksionet lokale, te panairet e shoqërisë civile në zemër të Tiranës, #NAD është kthyer në një lëvizje kombëtare për diversitet dhe gjithëpërfshirje.

Si të bashkohesh me këtë lëvizje?

  • Rezervo një stendë dhe bëhu pjesë e Panairit të Aktivizmit, me fokus diversitetin dhe gjithëpërfshirjen e zërave të ndryshëm për një vendimmarrje më të mirë;
  • Ndërmerr aktivitetin tënd – kudo që të jesh! Zgjidh temën, llojin e aktivitetit dhe vendndodhjen, dhe #NAD2024 do t’i bëj jehonë nismës tënde. Bashkohu rrjetit të madh të aktivistëve në mbarë Shqipërinë që do të lënë gjurmën e tyre në mënyra unike.

Çdo veprim, sado i vogël, ka rëndësi për të formësuar të ardhmen ku ne të jetojmë.

Për t’u përfshirë, konfirmo pjesëmarrjen tënde duke plotësuar formën e pjesëmarrjes deri në 16 Tetor.

Për pyetje ose paqartësi dërgoni email në nad@co-plan.org!!!

Le të veprojmë, kudo që jemi dhe sa të mundemi! Bëhu edhe ti pjesë e #NAD2024!

Share this Post