Çmimi Lidershipi Shqiptar 2006

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2825

 

Lidership 2006

 

1. Arian Cani – Kategoria Media

Ngritjen e emisionit “Zonë e Lirë” nëpërmjet të cilit ka shtjelluar ide shpesh herë tabu për publikun shqiptar nëpërmjet; menaxhimit të përkryer të fjalës së lirë duke realizuar njëherësh konceptuesin e emisionit, gazetarin, animatorin, intervistuesin, investiguesin, moderatorin e debateve si një sintezë profesionesh të veçanta të realizuara nëpërmjet një polifonie të harmonishme.

2.     Baftjar Zeqaj (Kryetar, Bashkia Fier) dhe Ardian Turku (Kryetar, Bashkia Elbasan) – Kategoria Qeverisje

Administrim bashkëkohor dhe cilësor të institucioneve që drejtone, duke ndërtuar modele qeverisjeje me pjesëmarrje që ridimensionojnë raportin midis pushtetit lokal dhe komunitetit si dhe për proçese pjesëmarrëse në kuadër të formulimit të strategjive lokale të zhvillimit, planit urban apo buxhetimit. Z. Turku / Z. Zeqaj kane institucionalizuar pjesëmarrjen si instrument për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në funksion të komunitetit.

3. Eglantina Gjermeni – Kategoria Shoqëria Civile,

Trajtimin e çështjeve të përkatësisë gjinore dhe zhvillimit në të gjitha shtresëzimet sociale, nëpërmjet; studimeve, analizave, trajnimeve mbarë kombëtare në cilësi të lartë, mbështetur mbi një “materie shqiptare”; për krijim modelesh bashkëpunimi, qeverisjeje ndërsektoriale dhe përkushtimi ndaj edukimit gjinor në shkollë si dhe krijimit të një rrjeti kombetar trajnerësh në çështjet e “buxhetimit gjinor”.

4.     Refik Halili – Kategoria Sektori Privat / Biznesi

Kontribute financiare në zhvillimin kulturor e social të vlerave kryeqytetase nëpërmjet; sponsorizimit të aktivitetit të përvitshëm “Sofra Tiranase”, financimit me 180.000 dollarë për rehabilitimin e “Urës së Tabakëve”, si nxitje e ruajtjes së vlerave historiko-monumentale, si dhe për dhurimin e apartamenteve për 12 familje të pastreha në Tiranë.

Eventi u lançua nga Co-PLAN dhe NET në bashkëpunim me Komitetin e Lidershipit Shqiptar. Kjo iniciativë, e cila është kthyer në një traditë të përvitshme që nga viti 2003, ka për qëllim të promovojë vlera të rëndësishme të Shoqërisë Shqiptare, duke përfshirë dhe propozimet e opinionit publik për individët më të spikatur. Në këtë kuadër, Komiteti i Lidershipit Shqiptar luan një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e përzgjedhjes dhe të votimit. Anëtarët e këtij Komiteti janë figurat më të spikatura për kompetencën profesionale, kontributin për problemet sociale dhe me impakt në shoqëri.

Anëtarët e Komitetit për Lidershipin Shqiptar 2006 janë:

 

 

Artur Kurti    Kryetari, Bashkia Kuçovë

Blendi Fevziu    Analist

Dritan Shutina    Drejtori Ekzekutiv i Co-PLAN

Erjon Veliaj    Lëvizja Mjaft

Gazmend Haxhia    Biznesmen

Majlinda Bregu    Deputete

Shezai Rrokaj    Rektor Universiteti i Tiranës

 

 

Share this Post

Leave a Comment