Çmimi Special i Lidershipit Shqiptar 2014
– Promotor i nismave së Institutit Co-PLAN dhe Universitetit POLIS për hartimin e një vizioni të përbashkët zhvillimi midis rajoneve Mitrovicë-Pejë-Gjakovë-Prizren dhe Kukës-Krumë-Tropojë. − Nismëtar për misione humanizmi për zgjidhjen e situatave të krizave, si dhe për ndjeshmëri ndaj përgjegjësive sociale. Çmimi Lidershipi Shqiptar akordohet prej më shumë se 10 vitesh nga Instituti Co-PLAN si një instrument për të promovuar vlera dhe shembuj të mirë në shoqëri në fushat e Qeverisjes, Mediave, Shoqërisë Civile dhe Biznesit. Ky çmim ka për qëllim të njohë arritjet qytetare dhe intelektuale të individëve të ndryshëm, të cilët përmes punës së tyre shërbejnë si model pozitiv për shoqërinë, sjellin risi në qeverisje, dhe shfaqin standarte etike ne komunikimin publik. Përveç katër kategorive të mësipërme Co-PLAN akordon edhe “Çmimin Special Lidershipi Shqiptar” për figurat me të spikatura e me impakt të gjerë në gjithë territoret shqipfolëse. Çmimi Special u është akorduar më parë personaliteteve të tjera si: Z. Edi Rama, Shqipëri (2004), Z. Fatmir Sejdiu, Kosovë (2008), dhe Z. Arbën Xhaferri, Maqedoni (2009). Ceremonia e dhënies së “Çmimit Special Lidershipi Shqiptar 2014” Z. Behgjet Pacolli u nderua me prezencën e disa nga personalitetet më të larta në Shqipëri e Kosovë, dhe u zhvillua në mjediset e Universitetit POLIS, më 30 Maj, 2014.