Dokument Pozicionimi: Rindërtimi i Qytetit pas Krizës

  • Friday December 13th, 2019
  • Papers
  • 3167

Ngjarjet e fund-nëntorit 2019 mishëruan një krizë të paralajmëruar sa i përket sigurisë dhe cilësisë së planifikimit, ndërtimit, administrimit dhe qeverisjes të territorit/qyteteve në të gjitha hallkat dhe dimensionet në Shqipëri. Kjo krizë madhore dëshmoi dështim në në qytetbërje, pavarësisht punës së bërë në disa sektorë apo drejtime. Po ashtu ka dalë në pah fakti i mungesës së përgatitjes së mirëfilltë për të përballuar, parandaluar, apo zbutur efektet e katastrofave, apo kriza madhore me karakter shkatërrues. Në këtë moment, ende në kushte të emergjencës, është e natyrshme që energjia dhe vëmendja të fokusohen në adresimin e fazës së parë të krizës. 

Por, nga ana tjetër, është e rëndësishme që të fillojmë të nxjerrim mësime për të ardhmen; të ndërgjegjësohemi për mënyrën se si duhet të planifikojmë dhe mbi të gjitha se si duhet të zhvillojmë territorin në Shqipëri; dhe të ndërmarrim në këtë moment veprime që do të adresojnë parandalimin, zbutjen dhe menaxhimin e krizave në periudhën afatgjatë. Pra, është e rëndësishme që njëkohësisht me urgjencën, të nisim një proces analize dhe reflektimi të thellë parapërgatitës për krizat e të ardhshmes. 

Universiteti POLIS, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve, kanë përgatitur një Dokument Pozicionimi: Rindërtimi i Qytetit pas Krizës – Vetëripërtëritja (resilience) Urbane pas Tërmetit. Ne shpresojmë që ky dokument do të ndihmojë në procesin e përmirësimit të parapërgatitjes dhe reagimit ndaj krizave dhe fatkeqësive natyrore. Mbetemi të hapur për kontribute dhe bashkëpunime të mëtejshme lidhur me këtë temë.

Share this Post