Workshop Hapës për Vazhdimin e Programit EGUG II

  • Friday July 10th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2446

Workshop Hapës për Vazhdimin e Programit EGUG IIGjatë workshopit, përfaqsues të Bashkisë Fier, Co-PLAN, SNV lokale, etj, theksuan nevojën e një mirëkuptimi të përbashkët për angazhimin e ardhshëm. Pjesëmarrësit diskutuan mbi çështjet e impaktit të programi të ri në qytet, si dhe për aktivitetet dhe funksionet e bashkisë. Kryetari I bashkisë Z. Baftjar Zeqaj falenderoi donatorin, Ambasadën e Vendeve të Ulta në Tiranë, që bënë të mundur vazhdimin e programit. Ai theksoi përkushtimin e bashkisë Fier në marrjen përsipër të përgjegjësive si dhe për rolin që do të luaj ajo.

Zbatimi i Programit Drejt një Qeverisjeje të Mirë Urbane II gjatë viteve 2003-2006, u vlerësua mjaft pozitivisht nga donatori dhe pushteti vendor, arsye kjo që bëri të mundur vazhdimin e kësaj iniciative të suksesshme për periudhën 2006-2008. Gjatë këtij programi dy vjeçar, Co-PLAN do ti ofroj bashkisë asistencë teknike në mënyrë që të vërë në praktikë Strategjinë e Zhvillimit të Qytetit si dhe Planin Rregullues Urban, të hartuara në kuadër të Programit EGUG II.

 

Komponentët kryesor konsistojnë në:

  1. Zbatimin e Planin Rregullues Urban
  2. Pergatitjen e Planit të Investimeve Kapitale
  3. Ngritjen e Sistemin e Integruar të Informacionir të Bashkisë
  4. Hartimin dhe zbatimin e Procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje

Si rezultat i këtij programi, Fier u bë qyteti i parë në Shqipëri në zhvillimin e modelit të Qeverisjes së Mirë.

Share this Post

Leave a Comment