Çmimi “Lidershipi Shqiptar” 2008

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2335

 

17 Dhjetor 2008

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Çmimi Lidershipi Shqiptar është një iniciativë e kthyer tashmë në traditë. Është viti i pestë për të cilin Co-PLAN në bashkëpunim shumë të ngushtë me Komitetin Shqiptar për Lidership ka bërë të njohur liderë të cilët japin më të mirën për shoqërinë dhe shërbejnë si modele për tu ndjekur.

Është kënaqësia jonë të nderojmë  njerëz të cilët kanë treguar që mbartin kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.  Për herë të parë këtë vit është dhënë dhe çmimi `Çmimi Special Lidership` 2008.

Edhe për këtë vit, Komiteti për Lidershipin Shqiptar shpalli liderë për çmimet e mëposhtme:

Z. Altin Hazizaj – CRCA    Çmimi për Shoqërinë Civile dhe kontributin e këtij sektori në zhvillimin e shoqërisë.

Z. Arqile Gorea – Posta Shqiptare    Çmimi për Qeverisjen si një model inspirues për t’u ndjekur.

Z. Adi Krasta    Çmimi për Median dhe Shtypi që ka ndihmuar në vendosjen e urave për komunikimin e opinoinit publik.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës    Çmimi për Sektorin Privat / Biznesi i cili ka demostuar përgjegjshmëri të larta sociale.

Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës    Çmimi Special `Lidership` 2008 pasi ka arritur që përmes modelit të Presidencës së tij të shndërrohet në Ambasadorin e Paqes` për Kosovën.

 

Komiteti Shqiptar për Lidershipin 2008, i përbërë nga figura të njohura, me reputacion për kontributin intelektual, pati një rol kyç në përzgjedhjen e kandidaturave në katër fushat e sipërpërmendura. Komiteti Shqiptar për Lidershipin pati për detyrë të përzgjedhë kandidatët e propozuar gjatë proçesit të votimit. Anëtarët e këtij Komiteti për këtë vit ishin:

•    Besnik ALIAJ

•   Ermelinda MEKSI

•    Gazmend OKETA

•    Ilir ZHILLA

•    Sokol BALLA

•    Sotir Dhamo

•    Valdet SALA     Rektor i Universitetit POLIS

Deputete në Parlamentin Shqiptar

Deputet në Parlamentin Shqiptar

Unioni i Dhomave të Tregtisë

Drejtor i Informacioni, Top – Channel

Anëtar i Bordit Drejtues të Co-PLAN

GTZ, Projekti i Shoqërisë Civile.

 

Fituesit u shpallën ditën e Mërkurë, datë 17 Dhjetor 2008,  ora 18:00 tek Hotel Sheraton.

 

 

Share this Post

Leave a Comment