Mirëmbajtja e Stokut të Banesave dhe Përdorimi me Efiçencë i Energjisë

  • Thursday June 25th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2766

Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit e asistuar nga IFC, ndërmori iniciativën për hartimin dhe miratimin e ligjit për “Bashkëpronësinë e detyrueshme në ndërtesa”. Megjithatë ligji ishte vetëm njëra anë e proçesit dhe nuk mund të garantonte zgjidhjen e problemit që kishte sektori i strehimit në këte drejtim. Mjaft i rëndësishëm për të aplikuar me sukses këtë ligj, ishte edhe fakti i informimit të të drejtave dhe detyrimeve që kanë palët si dhe vlerësimit të kapaciteteve dhe mundësive që ekzistonin.

Në këtë kuadër Co-PLAN duke përdorur gjetjet e studimit të fundit të ndërmarrë në lidhje me “Mirëmbajtja e stokut të banesave dhe përdorimi me efiçencë i energjisë” synoi që të organizojë një tryezë të rrumbullakët për hapjen e debatit mbi gadishmërinë dhe potencialet që kanë aktorët për ta përmirësuar dhe për ta bërë sa më të sukseshëm këtë ligj.

Në tryezë pati përfaqësues të IFC, MPPTT (Drejtoria e Politikave të Strehimit Drejtoria e Politikave në Ndërtim, Drejtoria e politikave urbane),  Bashkia e Tiranës (Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Zhvillimit dhe Planifikimit, Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Shërbimeve të Infrastrukturës, Drejtoria e Planifikimit Urban) Shoqata e Bashkive, Shoqata e Ndërtuesve, Qendra për efiçencën e energjisë etj. Debati do të fokusohet në çështjet e mëposhtme:

  • Masat emergjente duhet të ndërmerreshin në nivel lokal për mirëmbajtjen e stokut të banesave dhe përdorimin me efiçencë të energjisë
  • Shmangia e barrierave në lidhje me mirëmbajtjen e stokut ekzistues të banesave
  • Evidentimi i mekanizmave, iniciativave për të zbatuar politika të qëndrueshme për strehimin

Tryeza me Temë: “Mirëmbajtja e Stokut të Banesave dhe Përdorimi me Efiçencë i Energjisë” u organizua ditën e hënë datë 25 Shkurt, ora 10.00 tek Hotel Tirana Internacional, Tiranë.

Share this Post

Leave a Comment